Flet për “Fjala” sizmiologu Rexhep Koci: Do të ketë lëkundje të tjera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kjo e hënë ka krijuar panik te qytetarët pasi janë ndjerë lëkundje të forta tërmeti. Grupi Mediatik “Fjala” ka kontaktuar sizmiologun Rexhep Koci i cili nuk ka nguruar të shpjegoi disa nga arsyet e tërmetit që ra rreth orës 17.21 minuta, me magnitudë 4.5. Koci u shpreh se fatkeqësisht lëkundjet do të vazhdojnë por jo definitivisht të ndjeshme.

 

Fjala e plotë

 

Si i komentoni lëkundjet e sotme të tërmetit?

Koci- Që nga orët e para të ditës se sotme zona e veriut të rajonit që u prek nga tërmeti i 26 nëntorit është riaktivizuar në disa ngjarje sizmike nga te cilat dy kanë qenë më të fuqishme ajo e orës 1.52 minuta me magnitudë  3.7 dhe ora dhe ajo e orës 17.21 me magnitudë 4.2.

Këto dy tërmete me magnitudë relativisht të lart dhe disa pas goditje që kanë qenë nën këto, rreth 11 pasgoditje të lokalizuara në lindje të Ishmit dhe të Thumanës.

Ka pas edhe ngjarje të tjera, nuk është se kanë qenë vetëm këto, po duke qenë se janë në ketë zonë me të njëjtën karakteristika, jo gjithçka njerëzit perceptojnë një zonë e riaktivizuar si shumë herë të tjera pas tërmetit të nëntorit. Këto përfshihen në fashën e pas tërmetit të 26 nëntorit.

-Mendoni se do të ketë pas goditje të tjera?

Koci-Po, periudha që ka shoqëruar pas lëkundjet e tërmetit të nëntorit ka pas mikro-tërmete. por ka edhe nga ato tërmete që janë më të ndjeshme si ky i sotmi. Periudha pas tërmetore vazhdon të jetë e gjallë.

 

 

gj.b/fjala.al

 

 

Të fundit

Donnarumma i jashtëzakonshëm, PSG eliminon Liverpoolin nga Champions League

PSG ka shkaktuar një surprizë që pakkush e mendonte të mundur, teksa ka eliminuar Liverpoolin në Ligën e Kampioneve....

Inter kalon pa probleme Feyenoordin dhe “peshkon” Bayernin në raundin e 1/8-ave

Interi ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur Feyenoordin me rezultatin 2 me 1 në duelin e kthimit të Champions-it duke u kualifikuar për...

Leksion edhe në “Bay Arena”, Bayern Munich vulos kualifikimin ndaj Leverkusenit

Bayern Munich ka vulosur një kualifikim të pastër në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur në të dy ndeshjet “makthin” e sezonit...

Ç’mund të ndodhë me trupin e njeriut nëse qëndron në hapësirë ​​për disa muaj

Koha e zgjatur në hapësirë ​​është e dëmshme për shëndetin, që do të thotë se astronautët që kthehen zakonisht kanë një sërë sfidash unike për të...

Pesë kurat më të mira për ngërçet në këmbë

Nëse do t’iu duhej të përmblidhnit përvojën e një ngërçi në këmbë me një fjalë të vetme, fjala “torturë” mund të jetë më e...

Lajme të tjera

Web TV