Rikthehet “Bunga Bunga”, Berlusconi premton Monza në Serie A

"Monza ime në B? Asnjëherë nuk kisha dyshime. E filloi në epërsi dhe mbeti gjithmonë atje lart" tha Berlusconi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpesh mediat italiane e thërrasin “Bunga Bunga”, një pseudonim i fituar për festa erotike të çmendura që organizonte në ishujt italianë, por më së shumti Silvio Berlusconi mbahet mend për politikë dhe futboll. në këtë të fundit, ai premton rikthimin e fuqishëm si në kohërat e arta te milan, këtë herë në drejtimin e Monza që është ngjitur në serinë B falë nëj vendimi për të ndalur kampionatin e Ligës C.

“Monza ime në B? Asnjëherë nuk kisha dyshime. E filloi në epërsi dhe mbeti gjithmonë atje lart, duke rritur gradualisht avantazhin deri në 16 pikë në ditën e 27-të kur duhej të ndalonim” thotë Silvio Berlusconi që feston promovimin dhe shikon mëtej në objektivat e ekipit.

” Ne do të krijojmë një ekip që të synojë majën e Serie B. Promovimi varet nga shumë faktorë, disa prej të cilëve janë të paparashikueshëm. Ata që janë të parashikueshëm, ne do të bëjmë çmos t’i shfrytëzojmë në avantazhin tonë” tha pronari i rrjetit Mediaset.

Berlusconi flet edhe për marrëdhëniet e tij me skuadrën. “Të biesh në dashuri me një ekip që ti mendon se është i yti dhe mund të jetë totalisht stili yt, është e bukur.  Me djemtë dhe trajnerin bëj atë që kam bërë gjithmonë te Milan. Unë i ndjej ata, i rekomandoj ata, i stimuloj ata, i përgëzoj për sjelljen e tyre në fushë, e shtyj veten të bëj vërejtje nëse ka diçka të gabuar në sjelljen e tyre. Me pak fjalë, unë nuk i kam humbur zakonet e mia të mira si gjithmonë” tha Berlusconi.

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV