Ndihma ekonomike/Rama: Paketa e tretë nuk është e nevojshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka theksuar në emisionin “Open” se nuk ka deklaruar asnjëherë se do të miratoheshin tre paketa për ndihmën ekonomike për shkak të pandemisë së koronavirusit. Sipas Ramës, kjo ka qenë në varësi të vijimit të krizës.

“Nuk kam thënë që do të ketë një paketë të tretë, por kam thënë mund të ketë paketë të tretë apo të katërt”, deklaroi Rama.

Më tej, Rama sqaroi se nuk do të ketë paketë të tretë ndihme ekonomike.

“Paketa e tretë nuk është nevojshme. Pse? Sepse ata që kanë patur vështirësi i kemi mbështetur me tre paga. Në qershor do të çojmë në Parlament një program, duke ndërhyrë në paketën fiskale për t’i hequr biznesit të vogël tatim-fitimin deri në 2029. Jemi duket studiuar edhe heqjen e tvsh-së”, tha Rama.

I pyetur disa herë nga analisti Andi Bushati për shifrën aktuale të papunësisë, Rama nuk dha një përgjigje konkrete, por tha se kjo shifër është dinamike.

“Qeveria nuk parashikon sa mendohet të jetë numri i të papunëve sepse qeveria i referohet statistikave zyrtare. Natyrisht ne kemi projeksionet tona, të cila mund të jenë të pasakta. Ajo që unë di është që ne aktualisht kemi mbuluar afërsisht 230 mijë persona. Projeksioni ynë është që duke mbyllur të dyja paketat do të kemi mesatarisht 250 mijë shqiptarë që kemi ndihmuar. Shifra është dinamike dhe ajo që ka ndodhur gjatë gjithë kësaj periudhe fazash të rihapjes është se ka patur shumë rikthime në punë”, deklaroi kryeministri Rama./ Fjala.al

Rama: Koalicion i PS me LSI? Jo

Durrësi i mbytur nga plehrat, Rama: Brenda javës transportohen në Sharrë

Lexo edhe :  Mbrojtja e hapësirave publike/ Kryeministri Rama prezanton ‘dritaren’ për denoncimet

s.k

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV