VIDEO/ I dënuar për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet 38-vjeçari (emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një person i shpallur në kërkim kombëtar për trafikim të drogave të forta është arrestuar nga policia ditën e sotme.

Mësohet se në pranga ka rënë Nadir Lutaj, 38 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier.

Në vitin 2013, në pikën e kalimit kufitar Vlorë, brenda një automjeti janë gjetur 8 pako me peshë 4.5 kg lëndë narkotike heroinë dhe është arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit, si dhe është shpallur në kërkim pronari i mjetit, Nadir Lutaj.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vijojnë operacionet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

Gjatë operacionit kapet dhe vihet në pranga një 38-vjeçar, i dënuar për trafikim të drogave të forta.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, paraditen e sotme, nga Seksioni i Kërkimit në bashkëpunim me Sektorin e Forcës Operacionale dhe Kërkimit në DVP Tiranë, në rrugën rrugën “Todi Shkurti”, pas informacioneve të marra në rrugë operative, u kap shtetasi Nadir Lutaj, 38 vjeç, i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier.

Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar këtë shtetas me 8 vite burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Në vitin 2013, në pikën e kalimit kufitar Vlorë, brenda një automjeti janë gjetur 8 pako me peshë 4.5 kg lëndë narkotike heroinë dhe është arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit, si dhe është shpallur në kërkim pronari i mjetit, Nadir Lutaj.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier.k.t/Fjala.al/

https://www.facebook.com/watch/?v=652070098678021

Të fundit

Policia operacion kundër zjarrvënësve në vend, arrestohen 12 persona

Gjatë 72 orëve të fundit, Policia e Shtetit në bashkëpunim me zjarrfikëset dhe forcat e Ministrisë së Mbrojtjes, ka...

Konflikti në Vlorë, reagon Rama: Jo vetëm pezullim nga detyra…

Pas lajmit për pezullimin nga detyra të efektivit të Policisë së Shtetit në Dibër, Adrian Isufi i cili u përfshi në një konflikt të...

Banorët e fshatit Plan harrohen nga shteti, s’kanë si shkojnë në shtëpi

Rruga që të çon në fshatin Plan të Shkodrës, është tejet e dëmtuar dhe tërësisht jashtë standardeve. Për çdo ditë personat që janë të detyruar...

3 medalje ari në Madrid, Shqipëria ka një kampione Europe në peshëngritje!

Peshëngritësja Enkileda Carja ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm në evropianin e 17-vjeçarëve që po mbahet në Madrid. Sportistja e re u shpall kampione e...

“Ju tregoj kush ishte lojtari që Ferguson e trajtonte si djalin e vet”

Lee Sharpe, tre herë fitues i Premier League me Manchester United, ka zbuluar disa detaje nga vitet '90 të "Djajve të kuq". Sipas tij,...

Lajme të tjera

Web TV