Humbi jetën në aksident ajror, sot poeti i njohur do festonte 90 vjetorin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kritiku dhe poeti i njohur Drago Siliqi i cili u nda nga jeta 57 vite më parë si pasojë e një aksidenti ajror sot do të festonte 90 vjetorin e tij të lindjes.

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit do ta kremtojë këtë 90-vjetor në një aktivitet të posaçëm gjatë vitit 2020, për të nderuar kujtimin e një autori që vijon të jetë po aq bashkëkohor dhe sot.

Ishte 13 korrik i vitit 1963 kur një avion i nisur nga Pekini do të humbte në afërsi të aeroportit të Irkutskut, në Siberi.

Mes pasagjerëve ndodhej dhe kritiku dhe poeti Drago Siliqi. Ishte vetëm 33-vjeç. Ikja e tij ishte një humbje për letërsinë shqipe, e cila përgjatë gjithë rrugëtimit të saj do ta kujtojë gjithnjë kontributin e tij të çmuar në ide e vargje.

Më poshtë QKLL-ja sjell edhe disa vargje të mikut të tij të ngushtë, shkrimtarit Ismail Kadare për këtë humbje.

“Ti kaq’ e deshe këtë tokë

S’do mund të ecësh më në të

Je nisur të vish e s’ke të sosur

N’udhëtim na mbete përgjithnjë”./b.b/fjala.al

Të fundit

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Dikur avokati i Trump, merr në hetim dosjen “Epstein”

Todd Blanche, avokati personal i Donald Trump, ndodhet në qendër të një polemike të madhe pas vizitës së tij në burg për të intervistuar...

Spahiu: Debati për Kodin e ri Penal mund të zgjidhet me referendum nga populli

Juristi Kreshnik Spahiu tha për Report TV se debati për Kodin e ri penal mund të zgjidhet edhe me referendum popullor. "Duhet që të hartohet...

Lajme të tjera

Web TV