COVID-19/Përdorimi i dorezave ndalohet nga OBSH, ja arsyet

Një paralajmërim tjetër vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë lidhur me shmangien e koronavirusit në masë të gjerë nga popullsia.

Sipas kësaj organizate, dorezat nuk duhen mbajtur më pasi kjo mund të rrisë rrezikun e infeksioneve, që nga momenti që mund të ndoten.

Në njoftimin e OBSH thuhet se, “Në vendet publike si supermarkete, përveç distancimit fizik, rekomandohet vendosja e xhelit higjienizues për duart, në hyrje dhe në dalje”.

Sipas organizatës më të madhe të shëndetësisë, duke përmirësuar praktikat higjienizuese, vendet mund të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së koronavirusit./Fjala.al/k.b