Rama: Do hiqet tatim-fitimi dhe TVSH për biznesin e vogël deri në 2029

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i qeverisë Edi Rama bëri me dije ndër të tjera ditën e sotme se marrjen e borxhit të gjithë bizneseve të vogla do u hiqet tatim-fitimi dhe TVSH-ja deri në vitin 2029.

Gjatë një konference për media ku bëri me dije se Shqipërisë i është dhënë në tregjet e kapitaleve 658 milionë euro borxh me 3,625% interesi, shtoi edhe biznesi i vogël do të ndihmohet edhe më tej.

“Të gjithë atyre që sot kanë dalë nga një situatë shumë e vështirë që janë punë krijues që punësojnë veten, familjet dhe janë njerëzit më shembullorë të Shqipërisë që duam ne, kush do të jetojë me punë e krijon punën, biznesi i vogël.

Ne në këtë parlament, në këtë sesion parlamentar do të çojmë rishikimin e buxhetit, gjëja normale për shkak të situatës dhe do rishikojmë paketën fiskale për biznesin e vogël duke i hequr tatim fitimin biznesit të vogël dhe jo me fjalë por me ligj dhe jo për këtë vit por deri në vitin 2029 s’do kenë tatim fitimi dhe ministri ka sqaruar që jemi duke parë dhe TVSH-në. Me këtë rezultat të djeshëm mund t’ju them atyre që kanë biznes të vogël që është e sigurt që do heqim dhe TVSH-në. Afatet do i themi më tutje dhe limitin, dmth kufirin e xhiros dhe për sa vite. Kjo do bëhet me ligj në parlament jo në programin elektoral me shkrim.

Çfarë do të thotë kjo, kjo do të thotë që të gjithë ata që krijojnë punë të jenë njerëzit më të favorizuar në Shqipëri. Të gjithë ata emigrantë që kanë kursime ta shikojnë Shqipërinë si oportunitet dhe të krijojnë të ardhura për vete e familjen më mirë se në emigracion me punë sfilitëse. Kjo do të thotë që projektet në agro turizëm të jenë projekte pa taksa 100%. Të vijnë dhe të bëjnë atë që kanë bërë shumë emigrantë, të marrin shtëpinë e gjyshit, stërgjyshit. Kjo nuk është më një ëndërr me sy hapur si ajo që shihja kur lançoja projektin por është ëndërr e realizuar të një numri të vogël por të mjaftueshëm emigrantësh që po e realizojnë. E vështirë të imagjinosh që në Kuç mund të prodhosh dhe prodhimin ta nxjerrësh në treg por je në mesin e një parajse ku mjafton të ngresh pikën që të tjerët të vijnë tek ty.

Lexo edhe :  Shqipëria hap kapitullin e radhës në negociatat me BE-në

Falë të djeshmes mund të them po se jemi në pozitën që brenda këtij sesioni të kuvendit, biznesit të vogël t’i themi s’ke taksa, s’ke TVSH, zero. Je thjesht në pozicionin që respektohesh për punën dhe aleat i shtetit”,-deklaroi ndër të tjera Edi Rama.ka.ta/Fjala.al/

 

Të fundit

“Në gojë të ujkut”/ Ja urimi ‘pikant’ i Ledion Liços për pozicionin e ri të Heidi Bacit

Komentet për pozicionin e ri të Heidi Bacit si moderatore e “Fan Club BBVA4” kanë qenë të shumtë, si...

Skocia ndalon qeveritarët të përdorin WhatsApp, Signal dhe Messenger

Qeveria e transferuar skoceze do të ndalojë përdorimin e WhatsApp, Signal dhe Facebook Messenger në telefonat zyrtarë, njoftoi të martën. Të gjitha “aplikacionet e mesazheve...

Zgjedhjet në Kosovë/ Emigrantët do të votojë në ambasada dhe në konsullata

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se emigrantët e Kosovës do të mund të votojë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në ambasada dhe...

Një muaj nga vrasja e Martin Canit/ Nëna e tij në protestë: Duam drejtësi!

Po mbahet protesta për vrasjen e Martin Canit rreth një muaj më parë. “Për autorin nuk dua të them gjë, ai ishte fëmijë si fëmija...

Ju maftojnë vetëm dy filxhanë/ Ja çaji që bën ‘mrekulli’, djeg dhjamin edhe kur rini ulur

Të gjithë ne thuajse përballemi me pyetjen: Çfarë do të ndodhë me dhjamin e tepërt, të cilin ende nuk kemi arritur ta heqim qafe?...

Lajme të tjera

Web TV