Të rinjtë e Beogradit: Serbia duhet t’i kujtojë krimet dhe përgjegjësinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Luftë ka pasur edhe në Serbi”, shkruan me shkronja të mëdha në faqen e internetit ratusrbiji.rs. Me këtë parullë organizata joqeveritare “Iniciative e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut” (YIHR) përpiqet të rrënojë mitin e kahershëm në Serbi, se ky vend nuk ka marrë pjesë në luftërat e armatosura në ish-Jugosllavi, në vitet 1990 – në Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë. Të këtij mendimi nuk kanë qenë vetëm shumica e anëtarëve të kabineteve qeveritare të Serbisë në tri dekadat e fundit, por edhe shumica e qytetarëve serbë, të cilët mohojnë pjesëmarrjen e Serbisë në luftërat e ish-Jugosllavisë.

Serbien Massengrab in Rudnica (picture-alliance/dpa)

Gjeneratat e reja në Serbi janë më së paku të informuara për gjërat që kanë ndodhur në Vukovar apo Srebrenicë. Në disa studime thuhet se rreth 30 % e nxënësve në Serbi mendojnë se vendi i tyre nuk është fare përgjegjës për ndonjë luftë në ish-Jugosllavi. Me faqen ratusrbiji.rs, organizata (YIHR) do të ifnormojë opinionin dhe të nxjerrë në sipërfaqe faktet nga e kaluara. Në këtë faqe janë publikuar me 1 qershor 2020, dokumente, hulumtime dhe vendime të gjykatave ku dëshmohet se në lufërat në ish-Jugosllavisë ka qenë e përfshirë edhe Serbia dhe se shteti i Serbisë ka luftuar edhe në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë.

Varrezat masive, llogoret dhe paramilitarët

YIHR rikujton se Serbia ka fshehur në vendin e vet një kohë të gjatë varrezat masive të shqiptarëve të vrarë në Kosovë, gjatë luftës së vitit 1998-99; se në periudhën prej vitit 1991-95 ka pasur në Serbi edhe llogore për kroatët dhe boshnjakët e zënë rob; se Ushtria e Serbisë ka bashkëpunuar ngushtë me paramilitarët serbë, të përfshirë në luftërat jashtë Serbisë dhe se këto forca kanë kryer krime lufte.

Kjo organizatë nënvizon edhe punën e bërë nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, i cili ka përpunuar një numër të madh të proceseve për krime lufte dhe gjenocid. OJQ-ja nënvizon, se disa prej personave të denuar në Hagë për krime ende janë aktiv në jetën politike në Serbi, si për shembull lideri i radikalëve, Vojisllav Sheshel, i cili është deputet në Parlamentin e Serbisë.

UK EU-Balkan-Treffen (picture-alliance/dpa/L. Neal)Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq

Instrumentalizimi i krimeve të luftës?

Këto të dhëna të publikuara janë kritikuar nga shumë forca në Serbi. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ka qenë një funksionar i lartë në Partinë Socialiste të Serbisë, të ish-diktatorit Slobodan Milosheviq, thotë se pohimet për “Luftën në Serbi” dhe krimet e luftës nga vitet 1990-të po instrumentalizohen nga politika e sotme.

Lexo edhe :  Debati për gjuhën shqipe/Meidani: Gjuha shqipe e pacenuar në Maqedonin e Veriut

Gazeta “Večernje Novosti”, ka publikuar një tekst ku thuhet se “disa organizata po përpiqen që me paratë e Gjermanisë të krijojnë nazistë të ri serbë – një faqe interneti vlon nga gënjeshtrat”. Daçiqi kritikon mbështetjen e këtij projekti nga Ministria e Jashtme gjermane. Ambasadave të huaja u bën thirrje që të investojnë para në projektet që pasqyrojnë vuajtjet e serbëve në Kroaci dhe Kosovë. YIHR akuzohet si organizatë që me paratë e huaja ka për qëllim të prezantojë Serbinë si fajtore për krime dhe luftëra.

Ka disa të vërteta

Ambasada gjermane ka komentuar këto pohime për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug, me fjalët: “Kur merren parasysh krimet e tmerrshme dhe të pashembullta, që kanë bërë gjermanët këtu në Serbi gjatë Luftës së Dytë Botërore, ne si ambasadë gjermane jemi të mendimit se është shumë me rëndësi që të përballemi me të gjitha anët e historisë”.

Marko Milosavljević - Aktivist der serbischen NGO Jugendinitiative für Menschenrechte (Privat)

Me rëndësi është që të kuptohet se çfarë ka ndodhur dhe që të përballemi me të kaluarën e vërtetë. Faqja e internetit ratusrbiji.rs po jep një kontribut të madh në këtë debat për t’u përballur me luftërat në ish-Jugosllavi.

Ministri i Jashtëm Daçiq dhe gazeta “Večernje Novosti” nuk janë të vetmet që e kritikojnë projektin e YIHR. Gazeta “Informer” kritikon publikimin e një harte të Serbisë pa Kosovën dhe pohimet për krimet serbe jashtë Serbisë. Aktivisti Marko Molosavljeviq pohon se në Serbi janë fshehur në varresat masive trupat e rreth 900 civilëve të vrarë në Kosovë.

Respekti dhe dënimi

“Gjenerata e re është rritur me ndjenjën e fajit, por ne nuk flasim për fajin kolektiv apo viktima kolektive të një kombi. Bëhet fjalë për respektin ndaj viktimave, pavarësisht origjinës së tyre.” YIHR kërkon që të përgjigjen të gjithë ata të cilët kanë bërë krime dhe mbajnë përgjegjësi për krime. “Komentet e Daçiqit paraqesin mbrojtje të krimeve të bëra nga regjimi serb në vitet 1990”, thotë Milosavljeviq. “Qeveria e tanishme feston shumë kriminelë lufte si heronj dhe i mbështet politikisht.”/DW/

 

l.m

Të fundit

Nga shefa krimesh në burg, “SKY ECC” i nxori zbuluar në grupet e trafikut të kanabisit

Gjykata e Posaçme vendosi të lërë në fuqi masat e sigurisë “arrest në burg” të caktuara në mungesë për...

Shembet skela teksa punonte, plagoset rëndë punonjësi në Durrës

Një 38-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pas shembjes së një skele gjatë rikonstruksionit të një godine në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në...

Panairi i turizmit në Gjermani, flet përfaqësuesi i ITB: Në Shqipëri mësova mikpritjen

Në ceremoninë e hapjes së panairit të turizmit në Berlin ku kryefjalë do jetë Shqipëria, mbajti fjalën e tij një nga përfaqësuesit i ITB Berilin...

Nis ceremonia e Panairit të Berlinit, Shqipëria nderohet me çeljen e eventit

Berlin- Nis ceremonia e hapjes ITB Berlin 2025, ku Shqipëria turistike po i flet sot (3 mars) botës nga Gjermania, në Panairin e Turizmit. Vendi...

“Erdha djalë në Madrid dhe u largova burrë”, Benzema: Ndihem mirë, në Arabinë Saudite

Nga e kaluara te Real Madrid deri te transferimi te Al Ittihad në Arabinë Saudite. Sulmuesi Karim Benzema, ka prekur tema të ndryshme, në...

Lajme të tjera

Web TV