Apeli shtyn vendimin për Saimir Tahirin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë për në 24 qershor ora 09:30, vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin.

Seanca ka zgjatur gati 6 orë. Prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prenci nuk janë tërhequr nga akuzat për trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe dënimi 12 vite burg që kërkuan në Shkallën e Parë. Ndërsa mësohet se Saimir Tahiri dhe avokati i tij Maks Haxhia kishin përgatitur një mbrojtje prej 131 faqesh.

Trupa gjykuese përbëhet nga Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Nure Dreni.

Tahiri u dënua me 5 vite burg, vitin e kaluar, të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për akuzën “shpërdorim detyre”.

Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale  “trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Si përfundim të dyja palët, si Tahiri dhe Prokuroria nuk pranuan dënimin me 3.4 vite shërbim prove dhe e apeluan zyrtarisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Prokuroria e akuzonte Tahirin se në kohën kur ishte ministër i brendshëm bashkë me ish- drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela kanë bashkëpunuar me Moisi Habilajn apo vëllezërit e tij që bashkë korrespondojnë të jenë kushërinj.

Mbetet me interes vendimi i Apelit për të parë se kujt do t’i japë të drejtë./En.Br./Fjala.al

Të fundit

1910 – Rënia e Shkodrës dhe goditja e rëndë ndaj identitetit shqiptar

Në korrik të vitit 1910, trupat osmane hynë në qytetin e Shkodrës, duke shtypur me forcë kryengritjen shqiptare që...

Horoskopi ditor, 24 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Kjo është një ditë e keqe, por që do përmirësohet në vijim. Do të shtyheni të flisni me të dashurin, sepse qielli është...

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro Carreras, Real Madrid po planifikon...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Ylli Manjani: Veliaj nuk shpëton pa 10 vite burg

Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri...

Lajme të tjera

Web TV