VIDEO/ Pedagogu i FSHN-së i fut duart studentes përpara klasës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje skandaloze është bërë publike së fundmi, ndërsa në një video shikohet një pedagogu i Fakultetit të Shkencave të Natyrës që i fut duart një studenteje teksa po i shpjegon një ushtrim në dërrasë.

Në media janë publikuar denoncime të shumta për mësues e pedagogë të cilët kanë përfituar seksualisht ndaj nxënësve dhe studenteve, duke shpërdoruar në mënyrën më të turpshme detyrën fisnike që kanë marrë përsipër të kryejnë.

JOQ Albania ka publikuar një denoncim në lidhje me një pedagog, i cili akuzohet se “iu fut duart” studenteve kur ngrihen në seminar para auditorit.

Siç shihet dhe në video pedagogu D.S, i cili jep mësim në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë, prek në fundshpinë një nga studentët që ka ngritur në seminar.

Ai e fërkon për disa sekonda studenten, teksa i shpjegon një ushtrim në dërrasë, ndërsa videoja është filmuar nga studentët e tjerë.

Nuk dihet koha se kur është filmuar videoja, por sipas denoncuesit kjo nuk është hera e parë që pedagogu në fjalë, i cili duhet theksuar se është në moshë, bën të tilla gjeste e veprime të turpshme në auditor.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV