Provimet/Komenti i maturantit: Turp për ata që hartuan këto teza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nota është një numër, por dita e sotme është një kujtim që duhet ta fshij nga kujtesa” shkruan në përfundim të komentit të tij një nga maturantët pas testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë që u zhvillua dje.

Ndoshta me të drejtë shumëkush do të thoshte se maturantët ankohen kot, se janë streset e moshës, por kur shikon reagimet e shumta në rrjetet sociale dhe disa nga pyetjet e provimit, thua se maturantët kanë një farë të drejte.

Një nga maturantët që ka reaguar është dhe Kristi Dushku, djali i historianes Ledia Dushku. Në Facebook-un e saj Ledia ka ri-postuar komentin e të birit duke shtuar së është krenare për të.

“Pyetjet mu dukën shumë abstrakte, alternativat tejet të përafërta. Zgjidhja e tyre kërkon një përqendrim të lartë. Por a mund të jemi ne në rendimentin maksimal pas tërmetit, pas pandemisë?,” shkuan mes të tjerash Kristi duke shprehur pakënaqësinë  për testin.

Më mërziti paaftësia e hartuesve të testit dhe mbi të gjitha mungesa e mirëkuptimit prej tyre të situatës sonë. E sotmja ishte një nëpërkëmbje e punës sonë dhe mësuesve tanë,” komenton më tej maturanti duke theksuar se Ministria e Arsimit nuk është treguar e kuptueshme.

Mes të tjerave Kristi shkruan se modeli i testit “provë” që u hartua nga QSHA-ja nuk kishte asnjë lidhje ma provimin që ata zhvilluan dje.

Deri tani nuk kemi asnjë reagim nga Ministria e Arsimit lidhur me testin që u zhvillua dje.  l.m/Fjala.al

Të fundit

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Ylli Manjani: Veliaj nuk shpëton pa 10 vite burg

Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri...

Befasia globale! Shtetet mund të padisin njëri-tjetrin për ndryshimet klimatike

Një vendim historik nga një gjykatë e lartë e OKB-së ka hapur rrugën që shtetet të mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike, duke...

A erdhi fundi politik i Veliajt? Përgjigjet Agron Shehaj

Pas marrjes së Erion Veliajt si të pandehur nga SPAK, Agron Shehaj tha në Euronews Albania se legjitimiteti politik i Veliajt ka marrë fund...

Lajme të tjera

Web TV