Ktheu shtëpinë në laborator droge, pranga pronarit, më parë iu kap gruaja e i biri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kapet i zoti i shtëpisë i cili e kishte përshtatur banesën si laborator për të kultivuar drogë. Nga ana e policisë së Fierit u arrestua Aleksandër Kapaj, 53 vjeç, banues në Mbrostar Ura.

Prangosja e tij u bë pasi policia e Fierit zbuloi një laborator që ishte në funksion të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë operacionit u vunë në pranga dy autorë të dyshuar, gruaja dhe djali i tij, u shpallën në kërkim dy të tjerë dhe u proceduan penalisht 3 elektriçistë.

Ditën e sotme u bë e mundur kapja e njërit prej autorëve të shpallur në kërkim, Aleksandër Kapaj, i cili kishte përshtatur banesën si laborator për të kultivuar drogë.

Aktualisht vijon puna për kapjen e autorit tjetër që është shpallur në kërkim. Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Operacioni u kurorëzua në 1 maj, ku u arrestuan në flagrancë djali me të ëmën, Anxhelo Kapaj, 22 vjeç dhe Qamile Kapaj, 48 vjeçe, banues në Mbrostar, Fier.

Gjithashtu u shpallën në kërkim dy bashkëpunëtorë të tjerë, konkretisht kryefamiljari Aleksandër Kapaj, banues në Mbrostar, Fier, babai i Anxhelos dhe bashkëshorti i Qamiles.

Po ashtu u shpall në kërkim edhe bashkëpunëtori i tyre F.B., 33 vjeç, banues në Kosovë.

Të dyshuarit akuzohen se në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kishin përshtatur ambientin e banesës së 53-vjeçarit Aleksandër Kapaj, me aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndës narkotike.

Gjatë kontrollit të banesës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 312 fidanë të dyshuar kanabis sativa, të kultivuara, pajisjet të cilat kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike si dhe një pajisje presimi, gërshërë etj.

Nga këqyrja në ambientet e jashtme të rrjetit elektrik, është konstatuar një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin e pajisjeve, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Lexo edhe :  Situata kritike me zjarret/ Banorët të kontribuojnë krah për krah me zjarrfikësit!

Në këtë kuadër u proceduan penalisht tre elektricistë, G.M., E.M. dhe B.Q., banues në Fier. Këta shtetas duke shpërdoruar detyrën kanë lejuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në banesën e Aleksandër Kapaj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kllouni që u bë mbret. Oto Vite “Mbret i Shqipërisë për 5 ditë”

Përgatiti: Leonard Veizi Viti 1913 ishte një vit i trazuar për Shqipërinë. Pas daljes nga harta e Perandorisë Osmane, vendi...

Evropa përgatitet për luftë, fabrikat e armëve zgjerohen me ritëm trefish më të shpejtë

Financial Times Fabrikat e armëve në Evropë po zgjerojnë kapacitetet e tyre me një ritëm trefish më të shpejtë sesa në kohë paqeje, duke shtrirë...

Situata me zjarret/ Një shtëpi e pasiguruar, një çmenduri!

Nga Ermal Mulosmani Situatat e fatkeqësisë natyrore, si kjo që po shohim këto ditë me zjarret në të gjithë Shqipërinë, janë ndoshta të paparandalueshme por,...

Cuca me nishana

Nga Edison Ypi Cuca me nishana, korr grurin deri në mbrëmje kur ka dalë hana, i ka flokët kaçurrela, thur triko ose çorapa me shtiza,...

Rekorde temperaturash thyhen ndërsa nxehtësia ekstreme përfshin pjesë të Evropës

Temperatura të paprecedenta po shkaktojnë vështirësi në jugperëndim të Francës, Kroaci, Itali dhe Spanjë, me shkatërrimin nga zjarret në Evropë që është rritur me...

Lajme të tjera

Web TV