FOTO/ Xhaka humbet kontrollin në ndeshje, i ulëret shokut të skuadrës

Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në takimin e djeshëm të Arsenal me Lindsin për kualifikimin e rangut të 1/16 të FA Cup.

Ndonëse ndeshja u mbyll me rezultatin 1-0 për Arsenalin, shqiptari Granit Xhaka nuk ishte në formën e tij më të mirë, madje në një moment ka shpërthyer në nerva edhe ndaj shokut të skuadrës, Rob Holding duke i ulëritur.

Sulmuesi shqiptar i ka folur me tone të ashpra Holding, pasi nuk u arrit që të kombinoheshin. Xhaka nuk ka ndaluar së nxjerri inatin për disa minuta duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e lojtarëve të skuadrës kundërshtare për t’i ndarë.

Mediet vendase i kanë dhënë vlerësim shumë të ulët shqiptarit duke i vendosur notën gjashtë, ndërsa specialistët kanë thënë se Xhaka më mirë kombinohet me lojtarët e skuadrës Torreira sesa me Guenduzin.

Ndonëse, trajneri i ri Mikel Arteta i beson Xhakës dhe e do atë te Arsenal, fati i lojtarit shqiptar nuk dihet ende./Fjala.al/