Kriza në Iran/ Britania, Franca dhe Gjermania në një takim urgjent

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për shkak të situatës të tensionuar në Iran, ministrat e Jashtëm të shteteve Britani, Francë dhe Gjermani do të kenë një takim në Bruksel për të diskutuar lidhur me krizën që shpërtheu pas vrasjes së gjeneralit iranian, Qassem Soleimani.

Ministrat do të përgatitin reagimin e tyre pas vendimit të Teheranit për të hequr dorë nga marrëveshja bërthamore e 2015-ës.

Irani tha të dielën se do të hiqte kufijtë në pasurimin e uraniumit, duke ndërmarrë një hap pas nga marrëveshja e vitit 2015 me gjashtë fuqi të mëdha. Marrëveshje nga e cila Uashingtoni u tërhoq në 2018-ën, por vendet evropiane po përpiqen ta shpëtojnë.

Zyra e jashtme e Britanisë tha se E3 – Britania, Franca dhe Gjermania, do të diskutojnë mbi mënyrat për të qetësuar tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

“Bisedimet do të përfshijnë gjithashtu marrëveshjen bërthamore pas njoftimit të fundit të Iranit të Dielën se po tërhiqet nga angazhimet e mëtejshme në marrëveshje.”– tha një zëdhënës i zyrës së jashtme britanike./Fjala.al

Të fundit

Ndeshje e jashtëzakonshme, Real Madrid përmbys Cityn në minutën e fundit të sfidë

Champions League dhuron emocione të forta në duelet e para të fazës Play Off. Akti i parë i finales...

Nuk dorëzohen dhe në ditët më e vështira, zbuloni shenjat më luftarake të horoskopit

Tre shenja të zodiakut janë të njohura për shpirtin e tyre luftarak dhe qëndrueshmërinë, ku pavarësisht pengesave, ato nuk dorëzohen kurrë. Dashi është një shenjë...

Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga …

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët e zhvendosur...

Vendet e Ballkanit në ankth për dëbimin e planifikuar të emigrantëve nga Trump

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë bërë ende të ditur se si planifikojnë të përballen me një fluks kriminelësh të dënuar që do të...

Trump paralajmëron Kievin se ‘Ukraina mund të bëhet ruse një ditë’

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se kërkon minerale të rralla në vlerë qindra miliarda dollarë nga Ukraina, në këmbim të...

Lajme të tjera

Web TV