Vendet e Ballkanit në ankth për dëbimin e planifikuar të emigrantëve nga Trump

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë bërë ende të ditur se si planifikojnë të përballen me një fluks kriminelësh të dënuar që do të mbërrijnë së bashku me emigrantët e tjerë që do të deportohen nga Shtetet e Bashkuara.

“Kjo do të përbëjë një sfidë për sistemin vendor të drejtësisë”, i tha BIRN në kushte anonimiteti një burim nga Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut.

Maqedonia e Veriut, si vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, nuk ka marrëveshje ripranimi apo ekstradimi me SHBA-në, gjë që do t’i lehtësonte gjërat.

I njëjti burim shprehu shqetësimin se shtetasit e dëbuar që kryen krime në SHBA “mundet ende të enden të lirë në vendin e tyre. Do të duhet të presim dhe të shohim”.

Ministria e Jashtme dhe e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN deri në momentin e publikimit të lajmit.

“Ajo që është shqetësuese është se disa nga ata njerëz kanë kryer akte kriminale në territorin e Shteteve të Bashkuara dhe Ministria e Sigurisë do të ketë shumë punë për t’i procesuar”, tha për mediat javën e kaluar ministri i Jashtëm i Bosnjës, Elmedin Konakovic.

Në mesin e atyre me shtetësi boshnjake, gjashtë persona janë shënuar si raste me përparësi, kanë zbuluar autoritetet boshnjake, pasi kanë kryer krime për të cilat kanë humbur shtetësinë amerikane ose lejet e qëndrimit në SHBA.

Konakovic nuk tha nëse disa nga këta kriminelë mund të enden të lirë në Bosnje pas ekstradimit, duke qenë se Bosnja gjithashtu nuk ka marrëveshje ripranimi apo ekstradimi me SHBA-në.

Duke cituar një dokument zyrtar të Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së, Fox Neës publikoi një listë të personave që do të deportohen më 27 janar, sipas së cilës Shqipëria ka të ngjarë të presë 1,878 të deportuar, Bosnja 166, Kosova 110, Mali i Zi 68, Maqedonia e Veriut 341 dhe Serbia 50.

Lexo edhe :  Tragjedia në Koçan, del ekspertiza ligjore: Të gjithë vdiqën nga asfiksia!

Në rajonin më të gjerë të Ballkanit, anëtarët e BE-së, Bullgaria, Greqia dhe Kroacia do të marrin përkatësisht 727, 221 dhe 126 të deportuar. Në listë janë gjithashtu 3,103 shtetas turq dhe 4,445 rumunë.

Autoritetet në Shqipëri, të cilës i mungon gjithashtu një marrëveshje ripranimi me SHBA-në, kanë heshtur për planet.

Sipas një raportimi të Al Jazeera Balkans javën e kaluar, 113 boshnjakë janë tashmë në paraburgim në SHBA, si dhe 25 nga Maqedonia e Veriut, 33 nga Kosova dhe 26 nga Serbia.

BIRN nuk qe në gjendje t’i konfirmonte në mënyrë të pavarur këto shifra apo të verifikonte se sa nga këta persona ishin dënuar për krime të rënda.

Një gjasë e rëndësishme në lidhje me depërtimet është se ato nuk do të jenë të fundit./k.k

Të fundit

Tërmeti i fortë ‘godet’ vendin, sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter ka goditur mbrëmë bregdetin e Kilit, sipas Institutit Sizmologjik Evropian-Mesdhetar....

Nga kjo datë, gjithçka ndryshon për këto tre shenja të horoskopit

Për tre shenja të horoskopit, nga fundi i muaj mars mund të ndodhin kthesa të papritura, veçanërisht në fushën e financave dhe dashurisë. Binjakët Karriera është...

TIRANA NË “SHTETRRETHIM”/ Shqipëria gati për Andorrën, pas lojës së dobët në “Wembley”

Kombëtarja është gati për ndeshjen e dytë në Grupin K ndaj Andorrës, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Pas lojës tejet...

Ilir Meta feston ditëlindjen e 56-të pas hekurave, e uron Haxhinasto

Ish-Presidenti Ilir Meta, i cili ndodhet pas hekurave që prej tetorit të vitit të kaluar, këtë të hënë feston ditëlindjen e 56-të. Kreu i Partisë...

Rama bashkëbisedon online me emigrantin, shkëmben batuta: Duke i dhënë makinës shoh Lulin

Kryeministri Edi Rama, gjatë inspektimit të rrugës Bunavi – Kërkovë në Vlorë, bashkëbisedoi me telefon me një qytetar që jetojnë jashtë vendit. Qytetari i...

Lajme të tjera

Web TV