Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Volejboll/FSHV-ja mban Asamblenë, merr vendime madhore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

23 qershori, afati i fundit për fatin e sezonit aktual, miratohet struktura e re e kampionateve dhe stema. Asambleja e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Volejbollit ka vendosur 23 qershorin si afatin e fundit të pritjes për të vazhdonin sezonin e lënë përgjysmë.

Pjesëmarrësit kanë votuar që të presin deri atëherë për të parë nëse ekziston mundësia që skenari i fundit, ai i zhvillimit të “play-off”-it final të zhvillohet, në të kundërt, sezoni aktual do të mbyllet pa fitues.

Dhe, bashkë me një stemë të re të federatës, të miratuar, rrjeta shqiptare e ka hedhur vështrimin drejt një sezoni të ardhshëm plot ndryshime, që do t’i hapë më pas rrugën një ndryshimi rrënjësor sa i përket strukturës së kampionatit.

Ndonëse ishte një Asamble e Zakonshme, kjo e 21-ta e Federatës Shqiptare të Volejbollit ka reflektuar në praktikë kushtet e jashtëzakonshme që shoqëria, por edhe sporti po përjeton. Dezinfektues dhe maska, por edhe distancim social midis delegatëve të Asamblesë, që është pasqyruar përgjatë gjithë zhvillimit të saj.

E në kuadër të gjendjes së krijuar nga epidemia e virusit “Covid-19”, ka ardhur edhe apeli i Presidentit Erlind Pëllumbi për më tepër hapësirë për sportin. “Nuk është se ka një përvojë apo një manual për këtë situatë të cilën ne po kalojmë, ndaj të gjithë bashkë ne po rritemi me “Codiv-19”-ën, – ka deklaruar ai, duke folur pas përfundimit të punimeve të Asamblesë. – Besoj që këtë “handikap” e ka edhe Ministria e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale.”
“Ajo që unë do të bëja një apel, është që nuk ka kurrsesi mundësi që volejbolli të hyjë tek sportet me rrezikshmëri të lartë, sepse vetë ky sport, në strukturën e organizimit të lojës, e ka distancës, ndaj të lejosh, për shembull, futbollin, e të ndalosh volejbollin, më duket paksa absurde, – ka vijuar kreu i organizmit që qeveris rrjetën shqiptare. – Apo të lejosh sporte që karakterizohen nga ngjeshja trup më trup, edhe pse zhvillohen në mjedise të hapura.”

Lexo edhe :  Kaosi në Kuvend, Çupi: Është nervozizëm i Berishës që nuk pranon të marrë dënimin

“Nuk ka pse të përgjithësohet volejbolli as me basketbollin, pa dashur të krijoj asnjëlloj ndasie”, – ka shtuar Pëllumbi. Në dritën e zhvillimeve aktuale, Asambleja ka vendosur 23 qershorin si afatin e fundit të pritjes për të vazhdonin sezonin e lënë përgjysmë. “Që në krye të herës kur kjo u pezullua ne kishim bërë disa skenarë, të cilët ranë njëri pas tjetrit e tanimë, skenari i fundit që ka mbetur është që të organizojmë fazën e “play-off”-it final”, – sqaroi Presidenti i FSHV-së.

E bashkë me një stemë të re të federatës, të miratuar, rrjeta shqiptare e ka hedhur vështrimin drejt një sezoni të ardhshëm plot ndryshime, që do t’i hapë më pas rrugën një ndryshimi rrënjësor sa i përket strukturës së kampionatit. “Sot morën një vendim që të bëjmë një gjithëpërfshirje tek femrat, sepse tek meshkujt numri është më i kufizuar, edhe nëse do të ketë prurje të reja, nga informacionet që kemi, edhe tek meshkujt pra do të jetë e njëjta formulë”, – sqaroi Pëllumbi.

“Të gjithë ekipet e femrave, që përbëhen nga 13, do të luajnë në një kategori, deri në përfundim të sezonit të ardhshëm, ku do të hyjë në lojë edhe paketa e Superligës”, – ka përfunduar ai.

 

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Një gol për secilën pjesë, Real Madrid mposht pastër Villarrealin

Real Madrid nuk has aspak vështirësi ndaj Villareal. Los Blancos fituan 2-0, në ndeshjen e luajtur në Madrid dhe...

Pse jeni gjithmonë të uritur? Arsyet pas oreksit tuaj të vazhdueshëm

Ndonjëherë u ndodh të gjithëve. Ka ditë kur sado të hani, përsëri ndiheni të uritur. Kjo, megjithëse është e zakonshme që ndodh herë pas...

Princ Leka sërish baba? Detajet “konfirmuese” të pritjes së ëmbël të partneres

Princi Leka dhe partnerja e tij, Blerta Celibashi, janë në qendër të vëmendjes së mediave prej shumë kohësh tashmë dhe nuk e fshehin dashurinë...

Sekretet që fsheh Berisha për 7 tetorin!

Nga Ylli Pata Për njerëzit, është e fiksuar ideja se “më keq se 14 shtator 1998”, s’e bën dot... Fabula e masave sekrete për të ashtuquajturën...

“Do ketë fatin e Salianjit”, Berisha:Pas tre muajsh edhe Bardhi rrezikon të jetë në burg!

Kreu i PD Sali Berisha në fjalën e tij gjatë protestës së përditshme poshtë banesës, tha se Salainji u burgos pasi sulmoi vëllezërit më...

Lajme të tjera

Web TV