Ndonëse të famshmit nuk hedhin foto pa vënë 3 centimetra krem pudër në fytyrë, këngëtarja Rihanna nuk ka frikë të pozojë pa makijazh. Ajo ngjan si një ushtar i NATO-s në foton që ka publikuar në Instagram.
Në foto, Rihanna shihet me flokë të kapur me shumë gërsheta. Këto gërsheta ngjasojnë me ato që bënin gjyshet në shekullin që lamë pas.
“Selfie e parë e vitit, 2020”, -shkruan ajo në foto.
Përveç faktit që të tremb pa grim, Rihanna është shembulli i përsosur i të veshurit në mënyrën perfekte. 31- vjeçarja u shpall muzikantja më e pasur femër në botë në vitin 2019 falë linjës së saj të suksesshme të veshmbathjeve Fenty Beauty.
Ajo u ka premtuar fansave se në vitin 2020 do e publikojë albumin e saj të nëntë “R9”./Fjala.al