SPAK dërgon në gjykatë si të pandehur ish-zyrtaren e Financave Mona Aliçkajn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykatësi si të pandehur ish specialiste e Auditit në Ministrinë e Financave Mona Aliçkën.

Ndaj saj, SPAK ka ngritur akuzën e “Korrupsionit pasiv të personave që ushtojnë funksione publike”. Bashkë me Mona Aliçkën, organi i akuzës dërgoi në gjykatë si të pandehur edhe sekseren Manushaqe Selita. Ndaj saj është ngritur akuza e “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pas publikimit të pamjeve në emisionin “Stop” në datën 22 dhe 23 Janar të vitit 2019, kur selita ushtroi ndikim të paligjshëm tek specialistja e auditit në Ministrinë e Financave, Mona Aliçkaj, për privatizimin e një trualli me sipërfaqe 100 metra katror në favor të një shtetasi në Bradashesh të Elbasanit, duke i kërkuar dhe marrë shumën prej 100 mijë lekësh të reja.

Në atë kohë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë u distancua nga rasti në fjalë, si dhe inkurajoi organet kompetente në zbardhjen sa më parë të të vërtetës dhe vënien para përgjegjësisë të cilitdo, që ka shkelur ligjin dhe ka abuzuar me detyrën publike./En.Br./Fjala.al

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV