Fotot e luftës që bënë epokë/Foto-kujtesë për 8 milionë kuajt e vrarë në një luftë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Një foto, sa një mijë fjalë”, nuk është vetëm një slogan. Kështu mund të konsiderohet dhe një foto e tillë që vjen nga Lufta e Parë Botërore. Kjo foto tani konsiderohet edhe si art konceptual, ndaj është përfshirë në katalogët e artit modern.

Lufta e Parë Botërore, apo siç njihet ndryshe, “Lufta e Madhe” ishte lufta që përfshiu pothuajse të gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. E paparë ndonjëherë në historinë e njerëzimit, gjatë 52 muajve, Lufta e Madhe përfundoi me humbjen 20 milionë jetëve. Shtetet e Bashkuara lanë të vrarë 114 mijë amerikanë, dy herë më shumë se numri i të vrarëve në Vietnam.

Britania mobilizoi 11 milionë ushtarë, nga të cilët më shumë se 700 mijë gjetën vdekjen. Gjermania e humbi luftën e bashkë me të edhe 2 milionë njerëz. Francezët humbën 1,7 milionë njerëz dhe në vitin 1918 e gjithë Franca numëronte të paktën 630 mijë vejusha lufte. Në Evropën Lindore, pasojat ishin po aq katastrofike.

Në Serbi gjeti vdekjen 15 % e popullsisë. Rusët humbën pothuajse po aq njerëz sa francezët. Ndërsa humbjet e turqve nuk u llogaritën ndonjëherë. Në një farë kuptimi, Lufta e Madhe ishte një luftë e modës së vjetër: gjermanët mobilizuan 715 mijë kuaj, ndërsa austriakët 600 mijë. Ushtria britanike e 1914-s ishte më e mekanizuara nga të gjitha ushtritë, por prapëseprapë kishin nevojë për kuaj dhe kjo kërkesë u rrit vetëm kur lufta përparoi.

Lufta e Madhe përfshiu gjashtë kontinente: Evropën, Azinë, Afrikën, Amerikën e Jugut, Amerikën e Veriut dhe Australinë. Ajo ishte kryesisht e përqendruar me dy blloqet. Blloku i Antantës, ku bënte pjesë Britania, Franca dhe Rusia dhe Blloku Tripalësh, ku bënte pjesë Gjermania, Austro-Hungaria dhe Italia.

Lufta shkaktoi shpërbërjen e katër perandorive: Perandorisë Austro-Hungareze, Prusisë, Perandorisë Osmane dhe Perandorisë Ruse. Lufta e Madhe filloi më 28 korrik 1914 dhe përfundoi më 11 nëntor 1918, me fitoren e Antantës. Në vitin 1918, ushtarët amerikanë përpunuan një set fantastik fotografik, për të nderuar miliona e miliona ekuipazhe që luftuan dhe dhanë jetën gjatë Luftës së Parë Botërore.

Lexo edhe :  “Berisha është ateist”/ Ngjela: Nuk e pranojnë perëndimorët

Kjo foto tregon 650 ushtarë të rreshtuar në formën e një koke kali, që paraqet një lloj solidarizimi për kuajt e vrarë gjatë kësaj lufte. Secili nga këta ushtarë që duken në foto, humbi kalin e tij në Luftën e Parë Botërore.

Në këtë mënyrë ushtarët falënderojnë kuajt me sloganin prekës: “Nuk janë vetëm ushtarët që luftuan për vendin e tyre”. Kjo foto historike dëshmon se sakrifica e këtyre kafshëve trime nuk kaloi pa u vënë re.

Miliona kuaj dhe kafshë të tjera shërbyen gjithashtu gjatë kohës së luftës dhe kjo foto e veçantë tregon sa shumë i vlerësonin njerëzit kuajt e luftës dhe sakrificën e tyre. Fotografia prekëse, bardh e zi, që deri tani ka mbetur pa autor, besohet se është shkrepur nga oficerët e Departamentit nr. 326 në Camp Cody, New Mexico.

Fotografia në fjalë konsiderohet si vepër arti. Fotoja, ku pozojnë 650 oficerë amerikanë, u kushtohet 8 milionë kuajve të vrarë në Luftën e Parë Botërore. Ndërsa kuajt kanë shërbyer në shumë luftëra të tjera, numri i madh i kuajve të vrarë në Luftën e Parë Botërore ishte mahnitës; rreth tetë milionë kuaj e, po ashtu, shumë mushka dhe gomerë u vranë në luftë.

Nga 1 milion kuaj që lanë Anglinë për në frontin e Perëndimit, vetëm 60 mijë u kthyen. Ndërsa më shumë se një milion qen u vranë gjithashtu gjatë Luftës së Parë Botërore. Kuajt vuajtën kushte të tmerrshme, dhe u vranë më shpesh në vijat e përparme nga zjarri i mitralozit dhe sulmet me gaz.

Kuajt dhe të ngjashmit e tyre gjithashtu ndihmuan në transportimin e ushqimit, ujit, municionit, dhe furnizimeve mjekësore, në distanca të gjata dhe terrene të ashpra. Trimëria e tyre frymëzoi librin “Kali i luftës”, shkruar nga Michael Morpurgo, i cili më vonë u përshtat në një film me të njëjtin titull të regjisorit Steven Spielberg.

Përgatiti për botim: Leonard Veizi

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV