Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në Kamëz.
Burime zyrtare njoftojnë se mjeti me drejtues shtetasin A.B., ka aksidentuar motorin me drejtues shtetasin A.L., 21 vjeç.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur 21-vjeçari i cili është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:55, në rrugën “Nikolla Sarkozi”. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./En.Br.Fjala.al