Italia me aplikacion të ri për gjurmimin e rasteve me Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Immuni” është aplikacioni i ri që po përdoret gjerësisht në Itali për të gjurmuar rastet me Covid-19.

Aplikacioni mund të shkarkohet gratis në të gjithë telefonat.

Ai u krijua nga kompania milaneze Bending Spoons dhe është zgjedhur nga Ministria italiane e Inovacionit e cila e ka cilësuar si mjaft efektiv në gjurmimin e rasteve me Covid-19.

Përdoruesit e aplikacionit duhet të jenë mbi 14 vjeç dhe duhet të regjistrojnë rajonin e provincën ku jetojnë.

Deri më tani ky aplikacion është shkarkuar nga 2 milionë qytetarë italianë e falë tij pak orë më parë rajoni Marche sinjalozoi dy persona të cilët janë vënë në kontakt me një person i cili ka rezultuar pozitiv me Covid 19.

Aplikacioni gjithashtu regjistron çdo ditë gjendjen shëndetësore të përdoruesve, e cila përditësohet çdo ditë në rast se ata shfaqin simptoma të ngjashme me virusin.

Ka.li/fjala.al

Të fundit

Burgosen 108 anëtarë të partisë së ish-kryeministrit në Pakistan

Pakistani ka dënuar me burgim 108 anëtarë të partisë së ish-kryeministrit Imran Khan, të cilët janë të burgosur, për...

1 gusht 1291 – Formimi i Konfederatës Zvicerane

Në fundin e shekullit XIII, territoret alpine që sot përbëjnë Zvicrën ishin pjesë e Perandorisë së Shenjtë Romake. Këto rajone përfshinin disa kantone të...

Rrebeshe dhe dy valë nxehtësie, ja sesi do të jetë moti në gusht

Muaji gusht do të jetë më i qëndrueshëm dhe nuk do të përjetojmë temperaturat ekstreme të korrikut. Këtë paralajmëroi meteorologia e A2 CNN Tanja...

Bonusi i bebes, Rama: Më shumë se 237 mijë fëmijë e kanë përfituar që prej vitit 2019

Më shumë se 237 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019,  njoftoi sot kryeministri Edi Rama. Përmes...

Trump rinovon Shtëpinë e Bardhë: Do të ndërtoj një sallë vallëzimi prej 200 mln dollarësh

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili po rinovon Shtëpinë e Bardhë sipas dëshirës së tij, do të ndërtojë një sallë vallëzimi masive për...

Lajme të tjera

Web TV