Miliarderi Norvegjez Tom Hagen jep 1 mln euro për këdo që ndihmon të gjejë gruan e tij të zhdukur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Miliarderi Norvegjez Tom Hagen, 70 vjeç, ka thënë se është më i gatshëm se kurrë për të gjetur gruan e tij Anne-Elisabeth Hagen, e humbur prej 20 muajsh. Së fundmi biznesmeni ka njoftuar se do të ofrojë një shpërblim prej 10 milionë krone ose 1 milion euro, për këdo që do mund të sigurojë informacionin e nevojshëm për të gjetur gruan e tij, e cila u pa për herë të fundit në tetor të 2018-ës.

Kjo gjë është bërë e ditur nga avokati i besuar i biznesmenit, Svein Holden, i cili ka siguruar në programin Asted Norge në TV2 se motivimi i klientit të tij është të shpërblejë njerëzit që kanë ndonjë të dhënë për të ecur përpara dhe të bashkëpunojnë: “Tom Hagen ka frikë se nuk do ta gjejë Anne-Elisabeth. Kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur të ndërmarrim disa hapa për të zbuluar se çfarë i ndodhi.” Raporton La Vanguardia.

Ndërsa një ish-hetues i çështjes i ka thënë shtypit norvegjez, se ai beson që fakti se milioneri po ndërhyn në këtë mënyrë kur hetimi është ende në vazhdim, do të thotë që ai po përpiqet të pengojë përparimin e autoriteteve në vendin e tij.

“Hagen mbetet i dyshuari kryesor dhe tani premton 10 milionë krone në këmbim të informacionit. Ishte një mënyrë për të filtruar dhe klasifikuar se çfarë informacioni arrin në polici dhe kontrollon hetimin,”-tha Jørn Lier Horst.

“Nuk është e sigurt që informatori është i vetëdijshëm se ai mund të ekspozojë teorikisht personin që është në të vërtetë i dyshuari kryesor. Në rrethana ekstreme, mund të jetë një mundësi për kriminelin të largojë dëshmitarët e rrezikshëm nga rruga e tij.”- vijoi ish-hetuesi.

Lexo edhe :  Putin injoron kërcënimet e Trump, lufta vazhdon

Mendimi i dhënë nga ish-hetuesi kundërshton saktësisht versionin e dhënë nga avokati Tom Hagen, në të cilin ai ka siguruar që klienti i tij, pavarësisht se është arrestuar dhe ka lidhje me të vetmin të dyshuarin tjetër në këtë rast, ‘ai nuk ka asnjë lidhje me zhdukjen’.

“Në situatën aktuale, kjo është mundësia jonë më e mirë për të siguruar informacione shtesë se kush mund të jetë pas gjithë kësaj. Nuk është një hetim privat. Nëse marrim një draft të informacionit, policia do të kontaktohet për hetime të mëtejshme.”

Sipas asaj që dihet deri më tani, Anne-Elisabeth Hagen u zhduk më 31 tetor dy vjet më parë, dhe ishte burri i saj që alarmoi policinë, pasi mbërriti në shtëpi dhe gjeti njolla gjaku në qilim dhe një shënim të shkruar që thoshte “Unë dua 10 milionë euro.”

Megjithëse miliarderi norvegjez nuk ishte i dyshuar në fillim, gjashtë muaj më vonë, ai u arrestua sepse autoritetet morën vesh që kurrë nuk kishte pasur “një negociim të vërtetë” dhe kishte indikacione se ekzistonte “një vullnet për të mashtruar hetuesit” me të dhëna të gjetura.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV