Automjeti humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarësen, një i plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë në afërsi të fshatit Golem.

Burime policore bëjnë me dije se rreth orës 08:30 një mjet tip ‘Ford’ me targa AA 678 i drejtuar nga një 30-vjeçar ka humbur kontrollin duke u përplasur me trafikndarësen dhe barrierat e hekurta anësore.

Fatmirësisht nuk ka pasur viktima, por vetëm njëri nga 4 udhëtarët është dërguar në spital me dëmtime të lehta, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po bën verifikimet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Opozita e mundi Bashën, e mbaroi misionin e saj”, Gazetari: Protesta është e plogësht

Gazetari Flogert Muça ka komentuar protestën e opozitës, si të vakët, pasi ka kaluar orari i nisjes dhe shumë...

Meta mesazh nga qelia për protestën e PD: Drejtësia e re është mashtrimi më i madh

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është drejtuar protestës së opozitës me një mesazh zanor nga burgu. Meta shigjetoi drejtësinë e re...

Trump “vjen” në tubimin e opozitës/Protestuesit e PD shpalosin pankartat e veçanta (FOTO)

Përkrahësit e opozitës janë mbledhur pasditen e sotme në protestën kombëtare kundër qeverisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë. Siç...

Protesta e opozitës, Mediu: Republikanët amerikanë do na mbështesin

Fatmir Mediu, kreu i PR-së, një nga aleatët e PD-së, ishte i pari që u ngjit në podiumin e improvizuar në bulevardin “Dëshmorët e...

Kush janë dy figurat kryesore të PD që mungojnë në protestën e opozitës?

Partia Demokratike ka zbritur sot në sheh kundër qeverisë. Me mijëra militantë janë mbledhur para Kryeministrisë, protestë që vjen pas akuzave të Arben Ahmetajt. Por...

Lajme të tjera

Web TV