Ekstradohen nga Greqia dy shqiptarë, nga vrasja në 2004 te vjedhja me dhunë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga bashkëpunimi i Interpol Tiranës me homologët është bërë kapja e dy shtetasve në kërkim duke i ekstraduar në Shqipëri.

Shqiptari 47 vjeçar Petrit Buzi është ekstarduar nga Greqia drejt Shqipërisë.

Buzi u  arrestua nga policia greke në Athinë në mars të vitit 2019 me qëllim ekstardimin e tij në Shqipëri.

Kjo pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar atë në vitin 2005 me 16 vjet burgim për veprën penale “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim”.

Njoftimi i policisë

Vijon bashkëpunimi i Interpol Tiranës me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale.

Falë koordinimit dhe shkëmbimit të informacioneve mes Interpol Tirana dhe Interpol Athina është bërë kapja në Greqi e dy shtetasve në kërkim, duke u finalizuar me ekstradimin e tyre drejt Shqipërisë.

Është bërë ekstradimi nga Greqia drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar Petrit Buzi, 47 vjeç.

Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Athinë, në mars 2019, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vitin 2005, e ka dënuar këtë shtetas me 16 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 25.03.2004, ky shtetas, në bashkëpunim me tre shtetas te tjerë, ka vrarë shtetasin N. H., në fshatin Kallm i Madh, Fier.

Gjithashtu u bë ekstradimi nga Athina, Greqi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar T. Sh., alias T. S., alias E. P., 34 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në maj 2018 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Lexo edhe :  Lajm i shkëlqyer! Qeveria jep 50 euro në muaj për bebet për pesë vitet e para

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 06.04.2018, në poliklinikën e specialiteteve në Fier, ky shtetas ka hyrë në zyrën e shtetases L. A. dhe i ka vjedhur nga çanta e saj portofolin dhe kartën e bankës. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i kësaj ngjarjeje është shtetasi T. Sh.

/Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV