Mbretëroi për mbi çerekshekulli atletikën botërore, por tanimë kërkon mëshirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka mbretëruar për mbi çerekshekulli në një nga sportet më prestigjioze, duke përfituar padrejtësisht miliona dollarë e të mira të pafundme materiale.

Por tanimë po kërkon mëshirë, teksa u drejtohet burgut. Ish-presidenti i Federatës Botërore të Atletikës (IAAF), Lamin Diak, është dënuar tashmë me 5 vite burg dhe 500 mijë dollarë gjobë nga një gjykatë në Paris, me akuza tepër të rënda.

Ai është akuzuar, ndër të tjera, se ka marrë ryshfet për të mbuluar testet pozitive të dopingut për atletët rusë.

Por avokati i tij mbrojtës, iu përgjërua gjykatës që ta ndryshojë vendimin. Simon Ndiaje u bëri thirrje gjyqtarëve të marrin parasysh moshën e Diakut dhe mos ta bëjnë atë shembull për të pastruar figurat e korruptuara të atletikës.

Ai u tha gjyqtarëve që ta lënë Diakun e vjetër të vdesë në shtëpi, pranë të dashurve të tij, në tokën e tij të lindjes.

Diaku, vazhdoi avokati, tashmë është ndëshkuar shumë rëndë, duke kujtuar se ai nuk është larguar nga Franca që në nëntor 2015, kur u arrestua.

Duke përmbledhur mbrojtjen e tij, avokati Ndiaje pranoi se veprimet e klientit të tij nuk ishin etike. “Ne duhet t’i pranojmë gjërat, – tha ai.

Por kjo nuk është kriminale.” Ndërkohë që Gjykata ka deklaruar se Federata Botërore e Atletikës, që tanimë njihet shkurt si Atletika Botërore, po kërkon 41.2 milion euro dëmshpërblim nga Diaku dhe i biri. Kjo sepse, skandali i dopingut bëri që sponsorët kryesorë të ndërpresin lidhjet me federatën botërore.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Xheni Karaj i përgjigjet Evi Kokalarit: Je grua e ligë, unë s’dal në protesta për lekë

Një debat ka shpërthyer mes aktivistes konservatore Evi Kokalari dhe aktivistes për të drejtat e komunitetit LGBTQ+, Xheni Karaj,...

Vrau babain në bashkëpunim me nënën, si gënjeu 26-vjeçarja: U rrëzua në tualet dhe vdiq

"Ra në tualet dhe vdiq". Kjo është dëshmia e 26-vjeçares Emanilda Rama e cila mbyti me tel të atin e saj, Anesti Rama në...

Digjen 3 shtëpi në Kakavijë, ndërpritet për një orë qarkullimi i automjeteve

3 banesa janë djegur në fshatin Kakavijë, shumë pranë edhe me doganën që lidh vendin tonë me Greqinë. Si pasojë e situatës së krijuar, qarkullimi...

“Nëse lojtari ynë shkon në Arabi, duam përqindje!” Liverpool i vendos kusht Bayern-it

Luis Diaz do të transferohet te Bayern brenda 8 ditëve të ardhshme. Kështu shkruan gazeta e Mynihut, TZ, e cila ka zbuluar edhe detajet...

RENEA gjen trupin e pajetë të 16-vjeçarit, u mbyt në Lagunën e Patokut

Pas disa orësh kërkime, polumbarët e RENEA-s kanë gjetur trupin e pajetë të 16-vjeçarit i cili u mbyt pasditen e sotme në Lagunën e...

Lajme të tjera

Web TV