Lojërat me dorë, ende në “vendnumëro”, Llazani: Shpresat, të vakëta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Sportet në mjedise të mbyllura, për shkak të specifikave që kanë, konsiderohen me rrezik shumë të lartë kontaminimi për lojtarët, e për këtë arsye nuk mund të lejohet ende praktikimi i tyre.”

Ky është qëndrimi më i fundit nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me mundësinë e hapjes së “dritës jeshile” për lojërat me dorë.

Dhe, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, kjo bën që shpresat për një rinisje të sezonit të lënë pezull praktikisht të davariten dalëngadalë.

“Asgjë e re nga fronti i Perëndimit”. Ky titulli i librit të njohur të Remarkut, është në fakt fjalia që përshkruan më së mirë gjendjen aktuale të sporteve në vend, të mbetura pezull për shkak të situatës së krijuar nga virusi korona.

Madje edhe një komunikim i ditëve të fundit midis Zv/Ministrit të Sportit, Konstandin Shkurti, dhe Zv/Ministres së Shëndetësisë dhe Kryetares së Komitetit të Përkohshëm të Ekspertëve, konfirmon se ende nuk është hapur drita jeshile për lojërat me dorë.

“Sportet e mbyllura për shkak të specifikave që kanë konsiderohen me risk shumë të lartë kontaminimi për lojtarët, e për këtë arsye në asnjë vend nuk është lejuar fillimi i tyre, – thuhet në përgjigjen e Rakacollit.

“Duke u nisur edhe nga rëndimi  i situatës epidemiologjike ne Shqipëri, javën e fundit, nuk mund të lejohet fillimi i ndeshjeve deri në përmirësimin e situatës epidemiologjike”, -vijon më tej shkresa.

Kjo ka krijuar një situatë të re, sikundër pohon edhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani. “Koha vjen e ngushtohet çdo ditë e më tepër, – ka thënë ai. – Fakti që ne ishim në kushtet e pritshmërisë deri në këto momente, ka qenë arsyeja e përfundimit të sezonit në parket.”

Lexo edhe :  Lajm i trishtë për futbollin shqiptar/ Ndahet nga jeta gjyqtari në moshën 27-vjeçare

“Në kushtet e sapokrijuara, njoftimi që na është dhënë, me thënë të drejtën, duhet trajtuar me shumë vëmendje nga forumet tona dhe së shpejti do të dilet me një vendim konkret sepse nuk është thjesht ndërprerja e kampionatit, por edhe sesi do të trajtohet edicioni, si do të konkludohet në mbyllje dhe si do të veprohet me edicionin e ri, – ka vijuar nr. 2 i organizmit që qeveris koshin në vend. – Pra, janë një sërë tematikash, një sërë argumentesh, që forumet tona, kryesia e Federatës, presidenti i saj duhet t’i trajtojë.”

E sipas Llazanit, kjo ka bërë që shpresat për një rinisje të sezonit të lënë pezull praktikisht të davariten dalëngadalë. “Ne kemi qenë me shumë shpresë që nga dita e parë, sepse donim me çdo kusht që të mos dorëzoheshim dhe, në të vërtetë, nuk jemi dorëzuar, – ka vijuar ai. – Ne kemi qenë në kushte pritshmërie, ekipet po ashtu, por kostoja që ekipet kanë përballuar për të mbajtur ekipet në tonus, edhe në ato kushte që kanë qenë, edhe pse kanë qenë kushte specifike.”

“Madje kanë qenë rraskapitëse për to dhe niveli i durimit ka arritur në nivele të tilla të vështira për t’u përshkruar me fjalë, sepse ata që i kanë mbajtur mbi kurriz, ata më mirë se kushdo mund ta shprehin këtë gjë, – ka theksuar Llazani. – Por, sidoqoftë, ne e kuptojmë një gjë të tillë dhe kemi arritur në një pikë që po bëhet e vështirë për çdo gjë.” Mbetet për t’u parë në ditët në vijim nëse do të ketë një përmirësim të situatës, që do të çojë në rihapjen e sportit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ahmet Kalaja për Vserlon: Inshallah nuk na del dhe Gjesti si ai!

Deklarata e Ahmet Kalasë për një prej banorëve të Big Brother VIP 4 ma marrë vëmendjen e rrjetit. Kalaja...

“Më kapi paniku”/ Arrestimi i Veliajt, agjenti imobiliar: 3 ditë nuk po na binte telefoni

Agjenti imobilar Armand Shkëmbi foli në lidhje me ndërtimtaritë ne qytetin e Tiranës dhe tregun imobiliar. Shkëmbi tha se tregu imobiliar është i paparashikueshëm dhe...

“Të ha të gjallë, o gazetare e dështuar”/ Agravon sherri mes Rozana Radit dhe Gertës!

Gerta ka patur debate të ashpra ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” me disa prej banorëve. Ditën e nisi duke...

Ambasada e SHBA sinjalizon ndryshime, politika e Trump po zbatohet

Kur janë bërë një muaj që kur Donald Trump mori drejtimin e SHBA-ve, ambasada amerikane në vendin tonë ka bërë një reagim duke thënë...

Më e bukura në botë, xhamia Ballies në Elbasan fiton çmimin si “Ndërtesa e Vitit 2025”

E ndërtuar në vitin 1608 Xhamia e Ballies në Elbasan ka fituar çmimin “Arkitektura më e Bukur Fetare e Vitit”. Lajmin e ka ndarë kryeministri...

Lajme të tjera

Web TV