Manipulim i votimit?/ Isa Mustafa: Nuk i publikojmë, votimi është proces i brendshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se nuk do të bëjë të ditur se si kanë votuar anëtarët e saj lidhur me shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozitat e saj në këtë parti.

Mustafa u shpreh se votimi është proces i brendshëm dhe se mundet të garantojë vetëm për të dhënat e publikuara të shtunën mbrëma.

“Votimi është një proces i brendshëm demokratik. E drejtë individuale e çdonjërit. Unë garantoj vetëm për saktësinë e të dhënave që janë raportuar mbrëmë, si rezultate të përgjithshme të votimit”,- ka thënë Mustafa për KOHA.

Nga 123 anëtarë sa ka gjithsej Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, 95 prej tyre kanë marrë pjesë në votimin elektronik.

Prej tyre pro shkarkimit të Osmanit kanë votuar 70 anëtarë, 16 janë shprehur kundër, 9 kanë abstenuar. Votimin e tyre kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së kryesisë, e kanë bërë të ditur disa prej anëtarëve të LDK-së, si Haxhi Avdyli, Fatmir Rexhepi, Lutfi Haziri, Valentina Bunjaku, Xhafer Tahiri dhe Ardian Shala.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV