Shtyhet sërish hapja e transportit publik, nuk nisi as sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Transporti publik qytetas dhe ndërqytetas nuk nisi sot për shkak të refuzimit të përfaqësuesve të këtij transporti.

Përfaqësuesit e transportit publik kërkuan uljen e tvsh dhe heqjen e akcizës por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Gjithashtu ata thonë se është kosto e shtuar për ta realizimi i protokollit të sigurisë në kuadër të masave për parandalimin e koronavirusit.

Kjo ka bërë që të shtyhet për herë të dytë dhe pa afat rihapja e transportit publik.

Në datë 19 qershor, Shoqata e Transportit zhvilloi një protestë para ministrisë së Infrastrukturës dhe bëri me dije se nuk do të dalin në punë më 22 qershor, pra sot, pa u ndryshuar protokollet dhe pa u plotësuar kërkesat e tyre.

Kërkesat e Shoqatës së Transportit

1- Të hiqet akciza për naftës dhe taksave për karburantin si sektori i peshkimit.

2- Të ulet TVSH-ja nga 2% në 0% për këtë vit dhe më pas në vitin e ardhshëm të jetë 6%.

3-Rimbursimin e kapacitetit të munguar si pasojë e masave kufizuese.

4- Rimbursimin në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport falas

Vendimet e qeverisë në mbështetje të shoqatës së Transportit

  1. Njohja si shpenzim i zbritshëm të 100% të konsumit të naftës, nga 43% që ishte deri më sot, me një efekt prej rreth 7 milionë dollarësh në buxhetin e shtetit;
  2. Heqja e të gjitha taksave dhe tarifave vendore për subjektet e transportit publik, deri në 31 dhjetor 2020.

Fillimisht ishte parashikuar që transporti të rihapej në 15 qershor, por ministria e shtyu me një javë për shkak të rritjes së rasteve të reja, por më pas kundërshtoi shoqata që vendosi kushte. Sot u rihap transporti detar dhe ajror./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë një numër të madh të burgosurish

Një shkëmbim i madh i të burgosurve midis Ukrainës dhe Rusisë është duke u zhvilluar të premten, mëson Radio...

‘Të penduarit e drejtësisë, ndihmë në hetime’/ Sky Ecc zbërtheu rrjetin kriminal

Autoria e programit ‘Gjërat Tona’ Etleva Delia zbuloi detaje të tjera lidhur me arrestimin e Xhevdet Plakut në Gjirin e Lalzit ditën e sotme....

Belina Pupa reagon pas akuzave publike për kultivim të bimëve narkotike

Belina Pupa ka reaguar lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të dhe Elvis Pupën për kultivim të bimëve narkotike dhe lidhje të paligjshme të...

Manastirliu: Po investojmë që 1 mijë shkolla të kenë laboratorë inteligjentë!

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ishte sot në shkollën “Gjon Buzuku” në Tiranë, ku ndoqi nga afër një orë mësimi të zhvilluar...

Samiti në Tiranë, nënkryetari i PD sulmon liderët evropianë: Na e keni shpifur!

Jo vetëm Sali Berisha, por në sulm për Samitin e Komunitetit Politik Evropian që u mbajt më 16 maj në Tiranë, janë “lëshuar” edhe...

Lajme të tjera

Web TV