‘Do hapet edhe COVID 4’, Manastirliu: Po përgatitemi për fazën e dytë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë ditës së sotme ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka treguar përgatitjet që po bëhen për fazën e dytë të koronavirusit.

Në një video-live në ‘Facebook’, ajo ka theksuar se krahas Spitalit Infektiv po bëhen përgatitje për rihapjen e spitalit Shefqet Ndroqi, i quajtur gjatë kësaj periudhe si COVID 2.

Më tej ajo ka theksuar se për fazën e dytë që pritet të vijë virusi i rrezikshëm do të përgatiten edhe dy spitale të tjera COVID, reparti i ish-kirurgjive në QSUT dhe COVID 4 që do të jetë në aksin Tiranë-Durrës.

“Po përgatitemi për fazën e dytë të koronavirusit, që të kemi në dispozicion spitalet që na duhen, do të kemi gati repartin e ish-kirurgjive në QSUT, do rihapet spitali COVID 2 ose Shefqet Ndroqi dhe do të hapet edhe COVID 4 në aksin Tiranë-Durrës”-është shprehur ministrja.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se do duhet të jemi në gatishmëri edhe pse sot ishte afati i fundit i gjendjes së jashtëzakonshme për shkak se rastet sa vijnë e shtohen gjithmonë e më shumë.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

1 lugë vaj ulliri në ditë kundër kollës dhe problemeve të grykës

Hipokrati, i njohur si Babai i Mjekësisë, e përshkruante vajin e ullirit si lëngu më i mirë terapeutik për...

Vetëm dy orë nga nisja e procesit/ Cënuan lirinë e votës, ndalohen pesë persona në Kosovë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se në dy raste të ndryshme ka ndaluar pesë persona mbi dyshimin për “cenim të përcaktimit të lirë...

Qyteti i Gjirokastrës,ofron monumente madhështore që u kanë mbijetuar ndërhyrjeve moderne

Ne po humbasim mijëra vende historike të mahnitshme pa i vizituar, mes tyre janë disa nga thesaret e harruara shqiptare, shkruan Nick Trend në...

Elon Musk: Nuk kam bërë asnjë ofertë për të blerë TikTok, nuk jam i interesuar

Miliarderi Elon Musk deklaroi se nuk është i interesuar të blejë TikTok-un, aplikacion të cilin Shtetet e Bashkuara po përpiqen ta ndalojnë për shkak...

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ: Në të gjitha qendrat e votimit ka nisur procesi zgjedhor

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tha se në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë, procesi i votimit ka filluar, duke...

Lajme të tjera

Web TV