Berisha këshillon Bashën: Kontrakto elitën shqiptare në ShBA dhe Evropë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas ish-kreut të PD-së dhe njëkohësisht ish-kryeministri Sali Berisha, opozita e sotme ka njerëz të rëndësishëm në përbërjen e saj, por duhet të kontraktojë sa më shpejt elitën shqiptare në ShBA dhe Evropë.

Sipas deklaratës së tij, Berisha i kërkon Bashës që të bëjë atë se çfarë bëri ai në vitin 2005, ku mblodhi figura jo politike, por intelektualë, të suksesshëm në profesionet e tyre.

“Nuk ka dyshim që do të jetë dhe shpresoj që Rama të mos shkojë në zgjedhje se në zgjedhje nuk ka shanse. Lulzim Basha ka njerëz, por opozita duhet me shpejtësi të kontraktojë elitën shqiptare në Europë dhe SHBA. Një elite e mrekullueshme. Unë personalisht do ta quaja shumë të domosdoshme sjelljen dhe afrimin e tyre. Sot ka në çdo fushë nga më të shquarit. Shqipëria e ke jetike afrimin e një grupi të rinjsh se shkoi 8 vite prapa”, tha Berisha në “Çim Peka LIVE”.

I pyetur nëse do të jetë deputet vitin e ardhshëm, Berisha u shpreh se nuk ka një projekt konkret por shtoi se, për të qenë në politikë nuk ka nevojë për mandat./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Lirohen hapësirat publike rreth “Arenës Kombëtare”, procedohen 7 administratorë lokalesh

Policia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme përreth...

Të mësosh hilet para rregullave

Nga Skënder Minxhozi Kjo është pikërisht kjo që po shohim të konsumohet këto orë mes dy prej figurave të reja që hynë në fushatën e...

Punësimi i të huajve në Shqipëri/ Rreth 86 mijë aplikime deri më sot në e-Albania!

Në portalin qeveritar “e-Albania” janë regjistruar gjithsej 85,980 aplikime për “leje unike”. Ky shërbim elektronik u mundëson shtetasve të huaj që dëshirojnë të qëndrojnë...

Kishte ardhur me pushime në Shqipëri, 15-vjeçari polak bie nga kati i katërt i banesës

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së mërkurës, më 16 korrik, rreth orës 23:00, në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar të...

Mbërrin në Durrës “Mircea”, veliera shkollë e Marinës rumune! U ndërtua në vitin1938

Ka mbërritur në Durrës “Mircea”, veliera shkollë e Marinës rumune. E ndërtuar në vitin 1938 në kantierin gjerman Blohm & Voss, “Mircea” është një velierë...

Lajme të tjera

Web TV