I dyshuar si autori kryesor për v*asjen e dy biznesmenëve në Laç, i riu zbulon si ndodhi ngjarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Lezhës zbardhi paraditen e sotme detaje për operacionin në të cilin u zbardh krimi i rëndë ku mbetën të vrarë Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, ndërsa u prangos autori kryesor i vrasjes.

Burime për “Fjala.al” bënë me dije se autori i dyshuar përdorte tre identete, Eduard Lama, Leandro Lamaj dhe Leandro Simoni.

Lamaj, gjatë marrjes në pyetje nga policia ka treguar si ndodhi ngjarja. Ai ka thënë se nuk kishte shkuar në hotelin ku ndodhi krimi për ti vrarë, por për të shkatërruar hotelin, pasi pronari i tij i kishte borxh një shumë të konsiderueshme parash.

“Nuk vajta për ti vrarë. Më kishte borxh i zoti i hotelit dhe vajta për të shkatërruar godinën. Nisën të më qëllonin me armë, duke u ndjerë i rrezikuar nisa të qëlloja dhe unë”, ka thënë Lamaj, para hetuesve.

Mësohet se familjarët e Eduart Lamajt janë mbajtur në vëzhgim prej ditësh, pasi policia kishte identifikuar përfshirjen e tij nga provat e gjetura në vendin e ngjarjes.

Lamaj ka qëndruar te një i afërm në Tiranë dhe ka kërkuar mjekim për plagën e marr në këmbë në kliniken private për shkak të infektimit.

Burime thanë gjithashtu se Lamaj ka qenë në përgjim. Ndërkohë është duke u hetuar për përfshirje në grup kriminal.

Gjatë operacionit policor të koduar “Klinika” u vunë në pranga edhe dy mjekë të cilët po mjekonin në spitalin privat autorin e dyshuar, i cili kishte mbetur i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit natën e krimit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV