Grabitje me dhunë në Tiranë, në pranga edhe 7 të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grabitje me dhunë është shënuar në Tiranë, ku një person i është marrë telefoni dhe çanta që kishte në dorë.

Ngjarja është shënuar pasditen e së hënës, ku pas denoncimit efektivët e komisariatit nr.3 bënë arrestimin e të dyshuarit.

I ndaluari është M. K., 30 vjeç, i cili akuzohet se në rrugën “Dedë Gjoluli”, ka goditur me sende të forta shtetasin Ç. S. dhe i ka marrë me dhunë telefonin dhe një çantë me sendet personale.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim për të zbuluar ngjarje të tjera ku mund të jetë i përfshirë.

Ndërkohë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin A. K., 46 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi Policia i gjeti dhe i sekuestroi në cilësinë e provës materiale 17 doza me lëndë narkotike heroinë dhe 15 tableta metadon.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Nr. 4 u bë ndalimi i shtetasit I. B., 19 vjeç, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, por gjatë kontrollit të ushtruar nuk u gjet në banesë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. H., 34 vjeç, pasi në rrugën “Dituria”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve, të cilëve iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Ndërkohë, nga shërbimet e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. O., 51 vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar nga Taks Forca, në disa ambiente banimi në pronësi të tij, u konstatua vjedhje e energjisë elektrike.

Lexo edhe :  Qeveria mbyll TikTok, opozita thërret protestë kombëtare

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. P., 43 vjeç, pasi në bulevardin ”Bajram Curri”, duke drejtuar mjetin tip ”Fiat”, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Rrugore, për të mos bërë testin e alkoolit.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit:

  • A. Sh., 48 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Dhuna në familje”.
  • Sh. K., 32 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka vendosur masën e sigurisë në mungesë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë të rendit publik”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Vota e emigrantëve, qarqet ku pritet të ketë më shumë ndikim dhe si pritet rezultati

Rreth 246 mijë shqiptarë me vendbanim jashtë vendit u regjistruan dhe morën autorizim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për...

Kërkon lirinë në Apel, Veliaj niset nga paraburgimi i Durrësit drejt Tiranës

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë përkohësisht qelinë e paraburgimit në Durrës dhe është nisur drejt Tiranës, për të marrë pjesë në seancën...

Fitore e PD me 11 Maj? Rama: Larg qoftë për vendin dhe fëmijët tanë

“Larg qoftë për vendin, për fëmijët tanë, për marrëdhëniet me BE.” Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në përgjigje të një komentuesi që shkruante...

Qumësht apo lëng portokalli, cilin duhet të konsumoni në mëngjes

Nëse ju pëlqen ta nisni ditën me lëngje se sa me ushqim, gjasat janë që të jeni të dyzuar mes lëngut të portokallit dhe...

Ushqimet rriten, shqiptarët nuk kursehen as për veshje dhe as për argëtim

Inflacioni fiksohet në 1.9%/ Ushqimet rriten, shqiptarët nuk kursehen as për veshje dhe as për argëtim Inflacioni në muajin shkurt mbeti i pandryshuar, duke bërë...

Lajme të tjera

Web TV