Prangoset 19-vjeçari, mbante armë zjarri pa leje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një I ri nga Laçi me inicialet D. P. është arrestuar ditën e sotme pasi qarkullonte me armë zjarri pa leje. I riu u ndalua nga policia rrugore, pasi po drejtonte makinën pa vënë rripin e sigurimit.

Ndërkohë, 19-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, kur iu kërkua të paraqesë dokumentacionin, duke tentuar të largohej, por efektivët kanë mundur ta neutralizojë.

Gjatë kontrollit, të riu iu gjet në çantën e krahut, një armë zjarri e tip pistoletë si dhe një krehër me 5 fishekë.

Njoftimi i policisë

Kurbin – I riu qarkullonte me armë zjarri pa leje dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë duke tentuar të largohej, por arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore.

Policia Rrugore e Lezhës, në vijim të punës dhe në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, këshillimin e drejtuesve të mjeteve për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe për kapjen e ndalimin e shtetasve në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri, ka ushtruar kontrolle në rrugë të ndryshme në të gjithë Qarkun Lezhë.

Si rezultat i këtyre kontrolleve të shtuara, në Laç, punonjësit e Policisë Rrugore kanë ndaluar një mjet tip “Renault”, pasi drejtuesi qarkullonte në mjet pa rrip sigurimi. Shoferi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, kur iu kërkua të paraqesë dokumentacionin, duke tentuar të largohet me mjet, por Policia ka mundur ta neutralizojë.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në mjet iu gjet në çantën e krahut, një armë zjarri e llojit pistoletë, të cilën e mbante pa leje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë dhe një krehër me 5 fishekë. Në vijim të veprimeve, Seksioni për Parandalimin dhe Hetimin e Krimit në Komisariatin e Kurbinit arrestoi shtetasin D. P., 19 vjeç, banues në Laç.

Lexo edhe :  “Thirrje për iranianët të përmbysin regjimin”/ Berisha reagon për sulmet e SHBA

Me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, mbajtja e armëve në automjete apo në mjedise publike, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga 5 deri në 7 vjet.

Nga data 1 deri në 8 janar 2020 janë sekuestruar, falë kontrolleve nga Policia e Shtetit, 1 pistoletë, 2 kallashnikovë, 2 armë gjahu, 3 pushkë, 1 silenciator dhe 2 armë të ftohta (thika).

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV