Redjan Rraja refuzon statusin e dëshmitarit: S`e qëllova unë prokurorin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Redjan Rraja vazhdon të mohojë pjesmarrjen në atentatin e bujshëm ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku humbi jetën shoferi i tij, Andi Maloku. Por përkundër rezistencës së tij në baza mohuese për gjithçka që ka ngritur akuza, bëhet me dije se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka hyrë në një ‘lojë’ tjetër me të arrestuarin e vetëm si atentator i asaj prite fatale të ndodhur me 1 nëntor të këtij viti te Kryqëzimi i Shkozetit në Durrës. Duke patur parasysh akuzat e lëshuara mbi 34 vjeçarin nga Fushë-Kruja për pjesmarrje në këtë atentat, hetuesit e çështjes kanë menduar t`i afrojnë mbrojtje dentistit të arrestuar me qëllim që të zbardhet e vërteta e asaj ngjarjeje. Por sipas të dhënave në fakt nuk është pranuar nga ana e tij. Ai ka refuzuar statusin e dëshmitarit dhe ka vazhduar të mbrojë alibinë e tij të asaj dite dhe të atij momenti duke nxjerrë sërish në fokus të qenurit me të dashurën. Prokuroria për Krime të Rënda beson se ka hedhur dritë mbi një sërë faktesh që lidhen me këtë krim të rëndë, ku humbi jetën i riu që shërbente si shofer i prokurorit, por në fakt Rraja nuk ka pranuar asnjë akuzë të ngritur prej hetimit.

Tentativa për ta marrë në ‘mbrojtje’

Sipas të dhënave hetimorë bëhet me dije se Prokuroria e Krimeve të Rënda i ofroi statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë Redjan Rrajës i cili është nën arrest për atentatin e datës 1 nëntor kundër prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, shokut të tij me precedentë kriminal, Aleksandër Laho, si dhe shoferit Andi Maloku, i cili më pas gjeti vdekjen në spital. Por saktësohet se grupi i hetimit i cili e ka bërë gati dosjen për ta kaluar pranë prokurorisë së posaçme Spak, ka prova që e vendosin në pozicion të vështirë 34 vjeçarin. Ata pretendojnë se ka gjurmë të Rrajës që dëshmojnë praninë e tij në vendin e krimit dhe madje edhe pjesmarrës në atentat, ku hetuesit pretendojnë se gjurmët e dentistit janë gjetur në mjetin që është përdorur në atentat. Kjo ngjarje u tha se është kryer në kuadër të grupit kriminal dhe veç disa pistave hetimore nuk përjashtohet edhe ajo e angazhimit të një grupi të fuqishëm kriminal nga Durrësi, grup që besohet që ka hedhur paratë për të kryer këtë pritë. Ndërkohë burime konfidenciale tregojnë se hetimi nuk kanë përfituar asnjë të dhënë me interes për hetimin nga marrja në pyetje e dy të mbijetuarve të atentatit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, të cilët si gjithnjë në raste të tilla kanë thënë se nuk kanë konflilkt me askënd dhe se nuk kanë asnjë të dyshuar të cilit mund t`i vënë gishtin.

Lexo edhe :  Fyerjet ndaj shqiptarëve në Kumanovë, Spiropali: Shkupi të reagojë!

Tjetër dëshmitar për atentatin

Ndonëse Redjan Rraja është personi i vetëm që është vënë në pranga për atë ngjarje të rëndë, bëhet me dije se në vendin e krimit kanë qenë të patën 6 persona. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se nuk ka qenë vetëm një makinë nga ku është qëlluar por është qëlluar nga dy mjete por që lëvizja e drejtuesit ka bërë të mundur shpëtimin e jetës së prokurorit dhe të shoqëruesit të tij, ndonëse fatkeqësisht humbi jetën për vete. Por Landi Muharremi, ose i njohur ndryshe me pseudonimin Rrumi bëhet me dije se pas mjetit me të cilin udhëtonte Ndoja dhe ndodhej edhe miku i tij që konsiderohej edhe shoferi. Ai madje është marrë disa herë në pyetje por nuk ka mundur ta ndihmojë aspak hetimin por është thënë se ai do të jetë sërish pjesë e dëshmive që do t`iu duhen prokurorëve të posaçëm, të cilët do të hetojnë një prej atentateve më të bujshme të ndodhura kohëve të fundit. Hetimi është shtrirë në disa pista ku në fokus mësohet se janë përfitimet materiale e deri tek dyshimet për akte të rënda kriminale që përfshijnë Muharremin, personin që drekoi me prokurorin vetëm 2 orë para pritës që i mori jetën të riut që kishte vetëm pak kohë që ishte i punësuar nga prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja!

Të fundit

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua...

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Euro në pikiatë, Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, vlera...

Lajme të tjera

Web TV