Rudina Hajdari: Kemi humbur kohë me identifikimin biometrik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtarja e Këshillit Politik, Rudina Hajdari tha se puna e këshillit politik ka përfunduar sepse u arrit një marrëveshje.

Në lidhje me mbledhjen e sotme ajo tha se kishte dakordësi mes palëve e pati vullnet të qartë politik.

“Aty ra dakord, pati vullnet të qartë politik, kam dyshimet e mia sepse të thënit nga të bërit është goxha larg sepse tani kemi disa nene që përcaktojnë KQZ e institucione administrative, por duhet punë që të qartësojnë realizimin e votës së diasporës”, tha Hajdari e ftuar në emisionin “Repolitix”.

Ajo theksoi se nuk varet thjesht prej tyre por edhe prej faktit që duhen akte nënligjore që do miratohen nga vetë KQZ për mënyrën se si do të ecet përpara.

“Me votën e diasporës është abuzuar dhe manipuluar sepse shumë shtetas janë të regjistruar këtu dhe është votuar në emër të tyre. Ata kanë detyrën ligjore që të regjistrohen që të deklarojnë banesën që të mos ketë votim të dyfishtë. Duhet të jemi seriozë sepse diaspora është e madhe, janë 1.7 milionë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit”, tha Hajdari.

Ajo shprehet e befasuar se gjatë këtyre takimeve nuk ka pasur bisedë serioze mbi këtë çështje dhe do ta përcaktojë koha mënyrën e zgjedhjes, atë postare apo teknologjike. Në lidhje me bojkotimin e njërit prej takimeve ajo jep shpjegimin.

“Si fillim ato mbledhje u tejzgjatën dhe morën shumë kohë. Po diskutohej shumë identifikimi biometrik dhe s’kishte interes të veçantë.  Kisha aktivitete atë ditë dhe vendosa që jo. Sot erdha se kisha një interes të veçantë, të cilin e kam mbështetur që prej fillimit, ditët e tjera nuk kam pasur interes”, thotë anëtarja e Këshillit Politik.

Lexo edhe :  Sherri në KZAZ e Kasharit, kush janë personat me të kaluar penale që u përfshinë

 

Të fundit

“Këto ishin zgjedhjet më të pisëta të zhvilluara ndonjëherë”

Pano Soko, një nga kandidatët për deputet në Koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, i ka cilësuar zgjedhjet e 11 majit...

Flutura Açka: Ju tregoj lojën e Gazment Bardhit!

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka folur për marrëdhënien e saj të dikurshme me Gazment Bardhin, për të cilin dikur kishte shprehur publikisht...

Aksident me vdekje në Tiranë, 15-vjeçari përplas të moshuarin

Specialistët e qarkullimit rrugor bënë arrestimin e shtetasit të mitur 15 vjeç, pasi në Yrshek, ditën e sotme, rreth orës 14:40, dyshohet se duke...

Spitali i Tropojës pa mjekë, qytetarët: Shkojmë në Gjakovë për shërbimet bazë

Në qytetin verior të Shqipërisë, Tropojë, ka mungesë të theksuar të mjekëve specialistë duke e shndërruar spitalin e Bajram Currit në një urgjencë. Ekipi i...

“Mbylle gojën dhe hetohu”/ Kokalari sulmon Malltezin: Ti dhe familja jeni arsyeja…

Edhe pse prej më shumë se një viti është në arrest shtëpie, për shkak se akuzohet për dosjen “Partizani”, Jamarbër Malltezi ndjek me vëmëndje...

Lajme të tjera

Web TV