Operuan në fshehtësi vrasësin e dy biznesmenëve, ja kush janë dy mjekët që u arrestuan sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për dy mjekët, Besim Lama dhe Viktor Marku që operuan dhe mjekuan të arrestuarin për vrasjen e dyfishtë në Laç u futën në gjykatë nën masa të rrepta sigurie.

Marku dhe Lama janë me pranga në duar dhe shoqërohen nga policët. Të dy mjekët operuan në fshehtësi këmbën e Eduart Lamajt, i cili tashmë ndodhet në arrest në burg.

Ngjarja ndodhi në 30 maj të këtij viti në hollin e një hoteli në Laç, ku mbetën të vrarë Paulin Gjergji Marku si dhe shokun e tij Bujar Lika (Hasani).

Dy mjekët u arrestuan në 23 qershor, pasi akuzohen se nuk raportuan faktin se në klinikën e tyre private në Qytet Studenti kishte shkuar një person i plagosur me armë zjarri.

Bëhej fjalë konkretisht për shtetasin Eduard Lamajt, i cili qëndroi për disa ditë në këtë klinikë ku u trajtua pasi kishte marrë një plumb në këmbë.

Policia e Tiranës pas informacioneve ushtroi kontroll në këtë subjekt privat ku u konstatua se Eduard Lamaj pas ekspertizës mjeko-ligjore kishte një plagë e shkaktuar 20 ditë më parë, që korrespondon me vrasjen e dy biznesmenëve.

Lamaj iu dha atyre fillimisht identitet të rremë që i përkiste një të riu në Laç, por më pas është arrestuar nga Policia.

Nga ana e vet Lamaj ka hedhur poshtë autorësinë e vrasjes. 4 autorët të veshur si policë u futën në hollin e hotelit dhe ekzekutuan Gergjin dhe Likën. Një tjetër detaj është dhe se Eduard Lamaj është komshi me pronarin e hotelit ku ndodhi ngjarja, Ari Allamani i cili është i dënuar jashtë shtetit.

la.mi/Fjala.al

 

Të fundit

500 mln euro për vilën e Berluskonit, zbulohet personi që do e blejë

Villa Certosa, rezidenca e ish-Kryeministrit Italian Silvio Berlusconit në Porto Rotondo, Sardini, është gati për t’u shitur. Kjo pasuri, pjesë...

Lajmi i fundit: Rodrygo do largohet nga Real Madrid, kush do paguajë 110 mln euro?

Edhe pse e nisi si titullar ndeshjen e mbrëmshme ku Real Madrid fitoi 0-3 ndaj Real Oviedo dhe luajti për 63 minuta, Rodrygo duket...

Politikat e migracionit në Gjermani, Angela Merkel jep komentin e saj

Ish-kancelarja Merkel është e befasuar që ende kritikohet për thënien "Do t'ia dalim mbanë". Ajo mbetet te fjalët e saj, sepse për të, bëhet...

Stomatologjia dhe farmacia, dy degët më të kërkuara në Shqipëri

Këtë të hënë janë publikuar rezultatet për studentet fitues të cilët janë ata ekselentët që do jenë dhe mjekët e ardhshëm. Kriteri kryesor për të...

Macron: Sulmet izraelite në spitalin e Gazës, të patolerueshme

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se sulmet izraelite ndaj një spitali në Gaza që shkaktuan vdekjen e civilëve dhe gazetarëve ishin "të patolerueshme". Sipas...

Lajme të tjera

Web TV