Si u ekzekutua avokati Kleanthi Koçi, rrëfimi i mikut të tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 21 Shkurt të vitit 1999, drejtësia merr goditjen e parë serioze. Kleanthi Koçi, kryetar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, ish – gjyqtar dhe një prej njerëzve më autoritar në jurisprudencë, bëhet viktimë e një atentati në qendër të Tiranës.

Në sheshin Skënderbej, shumë pranë atij që njihet si 15-katëshi, dikush i afrohet, i thotë diçka dhe e qëllon 3 herë me pistoletë në trup.

“U takuam dhe duhet të ketë qenë ora 10 apo diçka më shumë, rreth orës 10. Kur ndaheshim meqë shtëpitë i kishim po aty afër dhe u ndamë në drejtime sipas shtëpive. Pa shkuar në shtëpi, kanë ardhur ca çuna të rinj dhe më thanë: “ore Kleanthin e goditen me pistoletë”. Nuk kishte ndonjë shqetësim, pothuajse 90% të çështjeve ne i ndiqnim bashk, dija dhe problematikën e tyre, nuk kishte ndonjë konflikt”, tregon për emisionin “Top Story” Riza Hicka, Avokat.

Koçi i mbijeton sulmit dhe për 3 javë merr mjekime në spital. Aty, ai është pyetur nga hetuesit dhe se Koçi e kishte njohur autorin, por kishte deklaruar se do të fliste pasi të dilte nga spitali.

“Ai u vra, u vra në mes qytetit të Tiranës, në afërsi të hotelit 15-katëshit, u vra në kushtet që ka patur thonë njerëz rreth e rrotull tij, në vendin ku u vra ai dhe për fatin e keq asnjëherë nuk u zbulua, nuk u tregua, nuk u tha asgjë me rëndësi për vrasjen e tij”, Fehmi Abdiu, ish – gjyqtar.

Gjendja e tij shëndetësore u përmirësua ndjeshëm. Madje, ai u ngrit në këmbë. Nuk dihet se në çfarë rrethanash u vendos që ai të nisej në Itali për kurime të tjera, pasi mjekët kishin deklaruar se kaloi rrezikun.

“Ministria e Drejtësisë e Italisë çoi një avion ta merrte. Dhe avioni vjen në Rinas. Në Rinas ndodhi diçka që e mora vesh më pas, ish shefi i policisë në Rinas që u vra më pas, Gani Mluashi, ishte shef në Rinas, ndonëse ky piloti avionit i thoshte ma lë se doktori s’kishte vizë, se udhëtohej me viza në atë kohë. Ma lër se e marr përsipër unë, se në Itali i përgjigjem unë, e marr përsipër unë, ai e vonoi 3-4 orë”, tregon Riza Hicka, Avokat.

Lexo edhe :  Nga Kopshti Botanik te transformimi i akuadromit/ Veliaj prezanton projektet për 2025-ën

Sapo avioni ngrihet, fatkeqësisht Kleanthi Koçi pëson një komplikacion dhe ndërron jetë. Vdekja e tij e papritur ngriti shumë pikëpyetje dhe hipoteza në shtypin e kohës.

“Unë jam interesuar dhe kam lexuar aktin e ekspertimit të Italisë, s’ishte vdekje nga zemra. Plaga që kishte marrë në bark s’kishte lidhje”, tregon Riza Hicka, Avokat.

Kush i trembej Kleanthi Koçit dhe pse e donin atë të vdekur? Pasi u bë avokat, ai pati pak çështje penale në dorë. Koçi, kryesisht po trajtonte dosje që lidheshin me konflikte pronësie. Dhe kjo ishte pista kryesore ku aso kohe hetuesit janë fokusuar.

“Kishte 2-3 çështje të mëdha, një në Stamboll, në Turqi, njërën në Vlorë me dy mbiemra që unë i njihja edhe si familje kush ishin në Vlorë, bëhej fjalë për ca pasuri në ujë të ftohtë, këto ishin në përgjithësi, ëëë ishte dhe kjo e famailjes Pazari këtu”, tregon Riza Hicka, Avokat.

Si avokat, ai qëndronte larg simpative politike. Kleanthi Koçi i kishte shërbyer Nexhmije Hoxhës, por edhe Lega Zogut.

Vrasja e tij mbetet ende mister sot e kësaj dite. Në atë kohë, ishte një krim që tronditi rëndë mbarë opinionin. Ishte i pari njeri i rëndësishëm i drejtësisë që ekzekutohej.

Të fundit

Rusia zgjeron përkufizimin e tradhtisë së lartë

Ligjvënësit rusë miratuan të martën një projekt-ligj që zgjeroi përkufizimin e tradhtisë së lartë, pjesë e përpjekjeve të autoriteteve...

Gjermania që ne njihnim është zhdukur

Së fundi mora një makinë me qira në Las Vegas, isha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të mbuluar zgjedhjet. Agjenti në sportel...

Nëse i thani rrobat në shtëpi, sigurohuni që të merrni këto bimë

Ekspertët pohojnë se ajo heq në mënyrë të sigurt mykun dhe pluhurin nga shtëpia Shkencëtarët nga NASA kanë ndarë një listë të bimëve që besohet...

Media gjermane/ Artikujt për Portin e Durrësit ishin të gabuara, i tërheq mbrapsht

"BurdaForward GmbH", kompania mëmë e portalit ‘Focus online’, rrëzon si të gabuara dhe të paautorizuara dy shkrime të lidhura me Shqipërinë dhe Portin e...

Çmim i kripur/ Ja sa ka kushtuar fustani në daljen e fundit të Bora Zemanit

Përveçse është një nga moderatoret më të njohura dhe të përfolura, Bora Zemani shpesh di të rrëmbejë vëmendjen edhe me veshjet me të cilat...

Lajme të tjera

Web TV