Zjarr në ish Arkivin Shtetëror Vendor/ Ardit Bido sqaron çfarë ndodhi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Arkivave, Ardit Bido ka reaguar për zjarrin e rënë në godinën e ISH Arkivit Shtetëror Vendor në Kukës.

Në një postim në ‘Facebook’, Bido shprehet se nga ky zjarr nuk ka dëmtime të botimeve arkivore, ndërsa ka theksuar se para dy vitesh kur u ndërmor reforma për moslënien e asnjë dokumenti arkivor në godina që nuk kishin kushtet e ruajtjes hasën në kundërshtime.

Megjithatë sipas tij, falë asaj reforme nga zjarri i rënë ditën e djeshme për fat të mirë nuk ka dëmtime.

Postimi i plotë:

Asnjë zjarr në arkiva nuk ka rënë ?

Kur na çmendën pse i mblodhëm arkivat në godina arkivore e u thoshim “zjarri” nuk na besonin ?

Sqarim:

Zjarri i rënë në Kukës është në godinën e ISH Arkivit Shtetëror Vendor. ASHV Kukës gjendet i plotë e i paprekur në godinën e ndërtuar enkas për arkiv në qytetin e Rrëshenit. Para dy vitesh kur u ndërmor kjo reformë, ishim të qartë se asnjë dokument arkivor nuk mund të lihej në godina që nuk kishin kushtet e ruajtjes. Ndaj, duam të sqarojmë se lajmi i rënies së zjarrit në ish godinën e Kukësit nuk cenon asnjë dokument, që prej vitesh ruhet sipas standardeve arkivore, siç i ka hije arkivave shqiptare! Ai lajm fakton se lëvizja e paprecedentë e grumbullimit të arkivave vendore në godina mirfilltazi arkivore ishte e domosdoshme e fatmirësisht u krye në kohën e duhur.

Në godinën në Kukës kishin mbetur vetëm materiale për jashtë përdorimit, si disa vëllime të mykura të veprave të Enver Hoxhës apo dokumentacion i mykur masiv kontabël; që prisnin procedurën e asgjesimit.

Ndërkaq, mbi shkaqet fizike të rënies së zjarrit do të lajmëroheni në vijim.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Reuters zbulon 3 kushtet e Putinit për paqen në Ukrainë

Kërkesat e presidentit rus Vladimir Putin për një zgjidhje të mundshme të konfliktit në Ukrainë janë zbuluar nga agjencia...

Lista Serbe nuk certifikohet për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të Kosovës – për zgjedhjet...

Myslim Murrizi tallet me PD: Le ta qerasin edhe Agron Shehajn me 5 deputetë

SHKRUAN MYSLIM MURRIZI Kjo “qerasja” me deputet nga PD tek partit qe nuk kane vota as per nje mandat, po me “ pelqen” shum Opozita ne...

Detajet dalin në dritë, si po fortifikohet kufiri i BE me Rusinë

Lituania ka njoftuar planin e saj për një vijë mbrojtëse prej 48 kilometrash përgjatë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë, e cila përfshin fusha minash...

Lavrov: Nuk ka siguri evropiane pa Rusinë

Siguria kolektive në Evropë nuk mund të zgjidhet pa pjesëmarrjen e Rusisë, pasi Moska do të mbrojë “me vendosmëri” interesat e saj, tha të...

Lajme të tjera

Web TV