Nisin prishjet e ndërtesa, policia bllokon ‘Unazën e Re’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka filluar që në orët e para të mëngjesit aksioni i IKMT për prishjen e pesë banesave të cilat përfshihen nga projekti i Unazës së Re.

Kjo ka pasuar me bllokimin e qarkullimit rrugor në segmentin nga Sheshi Shqiponja deri tek Pallati me Shigjeta duke krijuar një trafik të rënduar që në orët e para të mëngjesit për qytetarët. Policia ka vendosur shiritat rreth e qark banesave si dhe ka bllokuar rrugën.

Nga ana tjetër nuk ka shenja për rezistencë nga banorët pasi pikërisht ky projekt ka pasur debate dhe një protestë 1- vjeçare nga protestuesit tek Unaza e Re. Madje opozita bëri një pakt- marrëveshje ku premtoi se me ardhjen në qeveri do anulonte menjëherë këtë projekt.

Për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm është aktivizuar edhe policia si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Fjala.al/

Të fundit

“Pa bukë e ujë…”, 9 marinarë të huaj prej muajsh të bllokuar në Portin e Durrësit

Nëntë marinarë të huaj qëndrojnë të bllokuar prej muajsh në portin e Durrësit, pa mundur të marrin mbrapsht pasaportat...

1925 – Gjyqi i Skopit, shkenca dhe feja përplasen në sallën e gjyqit

Në verën e vitit 1925, qyteti i vogël Dayton, në shtetin Tennessee të Shteteve të Bashkuara, u kthye papritur në qendër të debatit kombëtar...

Beteja e fundit për mandatin! Lapaj shkresë Celibashit: KQZ të më japë vendin e deputetit

Kreu i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, nuk heq dorë nga ‘lufta’ për tyë marrë mandatin e deputetit, në limitet kohore, ndërsa kryekomisioneri Ilirjan Celibashi...

Kapiteni i Brugge flet për Jasharin: “Po të isha aq i ri, dhe un do të shkoja te Milani”

Hans Vanaken, kapiteni i Club Brugge, foli për Sky Sport pas fitores 2-1 të ekipit të Hajen në Superkupën e Belgjikës kundër Union SG, duke analizuar situatën në...

Trump mburret për “rilindjen” e SHBA-ve në gjashtë muaj

Presidenti Donald Trump pretendon se ka rilindur Shtetet e Bashkuara brenda vetëm gjashtë muajve nga kthimi i tij në pushtet. Në realitet, ai po...

Lajme të tjera

Web TV