Fitore e gazetarëve, “Fjala” zgjidh skandalin e diplomave të Ekonomikut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ROLAND QAFOKU

Është nga ato punë që na gëzon pa masë. Grupit mediatik “Fjala” ka arritur një sukses profesional jo të vogël ditët e fundit. Prej një jave, stafi i gazetës print, i medias on line fjala.al dhe i web.tv, kanë transmetuar çdo ditë lajme nga një skandal që kishte të bënte me mungesën e diplomave të 315 studentëve të masterit në fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës.

Edhe pse studentët kishin dhënë provimet përfundimtare dhe kishin përfunduar të gjithë detyrimet e vitit mësimor dhe ciklin shkollor 2018-2019, prej një viti diploma nuk i njihej se nuk ishin të matrikuluar.

Ata nuk mund të fillonin punë dhe nuk mund të vijonin studime të tjera brenda dhe jashtë Shqipërisë. Prej një jave gazetarët u angazhuan maksimalisht me këtë problem duke kryer një investigim se si qëndronte problemi, i kujt ishte faji dhe si mund të arrihej  te zgjidhja.

Gazetarët publikuan disa dokumente, morën intervista, prononcime dhe falë publikimit të këtyre ky skandal pati jehonë dhe ndikim. Mbështetur në këtë sensibilizim studentët organizuan një protestë te rektorati dhe fakulteti.

Nuk na erdhi keq që një pjesë e mediave edhe pse e vijuan lajmin mbështetur në faktet e publikuara nga “Fjala”, nuk na u referuan. Kjo është puna e tyre profesionale. E rëndësishme është që pas këtij sensibilizimi erdhi reagimi i të gjitha institucioneve shtetërore duke i dhënë zgjidhje problemit.

Ministrja e Arsimit Besa Shahini,i ka dërguar sot një urdhër-ultimatum rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni që të nisë procesi i matrikulimit dhe dhënies se diplomave të rregullta.

 

Pra të nisë konkretisht zgjidhja e këtij problem. Ky është një sukses i stafit të grupit mediatik “Fjala” dhe kjo na gëzon pa masë. Sigurisht që ne kemi bërë punën tonë dhe për këtë nuk krekosemi. Ne jemi të përulur ndaj punës dhe profesionit tonë, por kur kjo arrihet me një zgjidhje pozitive ia vlen të themi dy fjalë për vete edhe për faktin që jemi një media e re por që shumë shpejt kemi hyrë në tregun e dendur mediatik.

Lexo edhe :  Delegacioni shqiptar në Strasburg, PD gati për të denoncuar 11 majin

Unë si drejtor i Përgjithshëm i këtij grupi mediatik dua të falënderoj të gjithë stafin që u mor me këtë çështje, por në mënyrë të veçantë gazetaren shumë profesioniste Ina Allkanjari dhe kryeredaktorin e gazetës print, Sebi Alla. Bravo për punën e bërë!/Fjala.al

Të fundit

Në PD pendohen për rinumërimin: KAS, institucion i panevojshëm

Në katër vendime të njëpasnjëshme dhe pa humbur kohë, Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesat e Partinë Demokratike për pavlefshmëri zgjedhore,...

Marc Marquez bën ligjin në Mugello, triumfon edhe në garën sprint

Në pistën italiane të Mugello u zhvillua sot gara sprint e radhës e botërorit të MotoGP. Një garë, që ashtu si të tjerat, u...

Carlo Bollino: Besueshmëria e Berishës u zgërlaq nën “trenin bullgar”

Editorial nga Carlo Bollino / Duhej të ndodhte herët a vonë dhe tani më në fund ndodhi. Pas 33 vitesh gënjeshtra të pandërprera, dhe...

Gjeti ish-gruan me bashkëjetuesin në shtëpi, u përleshën me grushte! Policia e arreston

Policia e Tiranës ka arrestuar një 39-vjeçar, i cili akuzohet se në bashkëpunim me kushëririn e tij, ka dhunuar ish-gruan, bashkëjetuesin e saj dhe...

Rikthehet LaCivita, sulmon Ramën në Fox News: Autokrat i Europës, armiku i Trumpizmit!

Ish-strategu i fushatës elektorale të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, Chris LaCivita, përmes një postimi në platformën ‘X’, ka shënjestruar kryeministrin e...

Lajme të tjera

Web TV