Vala e dytë e pandemisë ? Panariti: Të sigurohen stoqe barnash dhe ushqimesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti ë LSI-së Edmond Panariti ka bërë disa propozime lidhur me menaxhimin e situatës në rastin e një vale të dytë të Covid-19.

Panariti është shprehur se shëndetësia nuk duhet të bjerë kurrsesi në kolaps dhe para muajit shtator duhet të çojmë numrin e shtretërve reanimatorë në 2000.

Për të shmangur një kolaps ekonomik të mundshëm deputeti është shprehur se duhet të sigurohen stoqe barnash antiviral dhe ushqimesh në rast të nje paralize të tregëtisë ndërkombëtare.

 Statusi i plotë i Edmond Panaritit:

Çfarë pritet të ndodhë me pandeminë Covid-19? Ku jemi ne? Besohet ende se rritja e ndjeshme aktuale e numrit të rasteve të reja me koronavirus në botë, përfshirë edhe vendin tonë lidhet me lehtësimin e masave karantinore dhe jo me valën e dytë të infeksionit.
Por ka që mendojnë se edhe mund të mos jetë kështu! Por a ndodhemi në “dallgë” apo gjendemi ende jashtë saj dhe a priten “cuname” në vjeshtë ? Mbetet për tu parë! Si rregull epidemiologjik sa më gjatë të qarkullojë infeksioni në popullata aq më i lartë është probabiliteti i “valëve” apo “dallgëve” të reja të infeksionit. Sipas CDC amerikane dhe Anthony Faucit të task forcës amerikane, është e mundur që këtë vjeshtë apo prag dimri të përfshihemi nga “dallga” e dytë.
Cilat do të jenë pasojat? Askush nuk mund ta thotë. Por shtetet po përgatiten shumë fort dhe seriozisht me kapacitete spitalore, shtretër reanimacioni, stoqe medikamentesh antiviralë. etj.
Sepse vaksina edhe nëse do të prodhohet duket ende larg. Historia e gripit spanjoll të para 100 viteve, na kujton se vala e dytë ishte më agresive dhe vrastare se e para. Njerëzimi mori frymë dhe u relaksua në korrik gusht të para 100 viteve për tu infektuar rëndë në tetor, nëntor. Prandaj duhet ta çojmë numrin e shtretërve reanimatorë në spitale në shkallë vendi në 2 mijë deri para vjeshtës. Që të mos futemi në kolaps në rast të një cunami infektiv të papritur. Të sigurojmë stoqe barnash antivirale dhe stoqe rezervash bazë ushqimore në rast të një paralize të tregtisë ndërkombëtare. Njerëzimi gjithnjë ka vuajtur nga mungesa e parashikimit.  /Ra.My. Fjala.al/

Lexo edhe :  Nesër, dita kur vuloset fati i Adriatik Lapajt në politikë

 

Të fundit

Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan: E kërcënova me thikë!

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja makabër e shqiptares, Marjoala Nakoleci nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci në...

28 gusht 1521: Osmanët zgjerohen në Evropë, Sulejmani i Madhërishëm merr Beogradin

Në fillim të shekullit XVI, Perandoria Osmane ishte në një fazë të fuqishme të zgjerimit territorial. Nën udhëheqjen e sulltan Sulejmanit të Madhërishëm (Sulejman...

Horoskopi ditor, 28 Gusht 2025

Dashi Do luani shume me ndjenjat e partnerit tuaj sot dhe do e lëndoni tej mase atë. Marrëdhënia mes jush nuk do ece aspak si...

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë mundëson komunikimin e qytetit me...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Lajme të tjera

Web TV