Ndahet nga jeta mjeshtëri i valleve popullore Besim Zekthi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeshtëri i valleve popullore Besim Zekthi është ndarë sot nga jeta. Lajmin e ka bërë me dije Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

“Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë njofton ndarjen nga jeta të mjeshtrit të valles popullore mbarëshqiptare, “Nderi i Kombit” – Besim Zekthi. Artisti humbi betejën me një sëmundje të rëndë, në moshën 84 vjeçare, në shtëpinë e tij në Tiranë, rreth një orë më parë.” – thuhet në njoftim.

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor, i shpreh ngushëllimet familjarëve, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe admiruesve  që e duartrokitën gjatë gjithë karrierës së tij mjeshtrin e valles shqiptare, të pazëvendësueshmin, Besim Zekthi.

Besim Zekthi lindi më 5 shkurt 1936 në Tiranë, kërcimtar, mjeshtër i valles popullore shqiptare, solist i pakrahasueshëm i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, i cili shkëlqeu veçanërisht në vallet e njohura “Vallja e shqipeve” dhe “Festë ka sot Shqipëria” dhe ishte ndër protagonistët kryesorë që i dha Gjerdanin e Artë vendit tonë në festivalin e Dizhonit në Francë në vitin 1970./la.mi/Fjala.al

Të fundit

BE miraton 87.7 mln euro për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë

BE, përmes Bordit të Investimeve në Ballkanin Perëndimor, ka miratuar një paketë investimesh për 3 shtete të rajonit tonë. Paketa...

Ben Blushi: Duhet të bëjmë biznes me universitet, të ftojmë studentë nga Azia

SHKRUAR NGA BEN BLUSHI Gati një vit më parë isha i ftuar për një bisedë me studentë të gjuhë letërsisë në Universitetin e Korcës....

Trump paralajmëron lëvizjen e radhës: Mund të godasim sërish

Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara mund të godasin sërish uzinat bërthamore të Iranit “nëse është e nevojshme”. Trump e bëri këtë...

Jorida Tabaku i drejtohet Ramës: “Bashkia nuk është zyrë partie”

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale mbi zhvillimet e fundit në bashkitë e vendit...

Gjykata e Tiranës liron nga paraburgimi Edison Haxhiun

Gjykata e Tiranës liron nga paraburgimi Edison Haxhiun. A2 CNN raporton se të dyshuarit si bashkëpunëtor në vrasjen e Gentian Bejtjes ju shua masa...

Lajme të tjera

Web TV