Beqaj publikon shifrat, ja sa janë infektuar nga virusi i frikshëm në të gjithë botën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja ka publikuar rastet e të gjithë personave që janë prekur nga koronavirusi në të gjithë botën.

Beqaj sqaron se prej datës 27 qershor 2020, bota e kapërceu pragun e 10 milionë vetëve që janë zyrtarisht pozitivë me Covid-19.

Komenti i plotë i Ilir Beqajt

Prej datës 27 qershor 2020, bota e kapërceu pragun e 10 milionë vetëve që janë zyrtarisht pozitivë me Covid-19. Edhe fatalitetet prej apo me Covid-19 janë mbi 500 mijë vetë.

Sipas kontinenteve, rastet pozitive dhe fatalitetet janë si vijon:

Raste Fatalitete
Amerike e Veriut 3,022,268 165,418
Amerike e Jugut 2,102,161 81,027
Afrike 374,596 9,519
Azi 2,164,644 53,872
Europe 2,401,452 190,469
Oqeani 9,273 126
Total 10,074,394 500,431

Amerika e Veriut është kontinenti me më shumë raste. Evropa është kontinenti me numrin më të madh të fataliteteve.

Gjatë pandemisë së Covid 19, treguesit kryesorë që janë përdorur më shumë për të vlerësuar përhapjen e sëmundjes dhe krahasuar në vende të ndryshme janë: raste, fatalitete dhe testime për 1 milion banorë.

10 vendet me numrin më të madh të rasteve pozitivë për 1 milion banorë në botë paraqiten në grafikun në vijim. Vendi më i prekur rezulton të jetë Katar me 3,3 % të popullsisë së vendit. Në 10 vendet më të prekura në botë nuk ka asnjë vend evropian.

Ndërsa në Evropë, 10 vendet më të prekura ilustrohen në grafikun në vijim. Kryeson Luksemburgu. Më tej janë Bjellorusia dhe Suedia, vendet të cilat nuk morën masa të forta shtrënguese si shumica dërrmuese e vendeve të botës.

10 vendet me numrin më të madh të fataliteteve për 1 milion banorë janë kryesisht në Evropë. Vetëm SHBA-të dhe Kili janë jashtë Evrope. Bie në sy se vendet me më shumë fatalitete janë vende të zhvilluara.

Lexo edhe :  "SHBA, gati për dialog me Iranin. Nuk kemi plan për sulme të reja"

Ndërsa në Evropë vendet me numrin më të madh të fataliteteve për 1 milion banorë janë vende të Evropës Perëndimore.

Testimet janë vlerësuar si një instrument i rëndësishëm në mbajtjen në kontroll të pandemisë.

Në botë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrein kanë testuar më shumë se 30 % të popullsisë së vendit të vet.

Në Evropë, testimet për 1 milion banorë të popullsisë i kryeson Luksemburgu i cili ka testuar 27 % të popullsisë së vendit.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Bujqve dhe blegtorëve do u njihen vitet e punës deri në vitin 1992

Bujqit dhe blegtorët që kanë punuar në ndërmarrje bujqësore apo kooperativa deri në vitin 1992 do të kenë mundësi...

Shqipëri-Mali i Zi, nis puna për nominimin e liqenit të Shkodrës në UNESCO

Liqeni i Shkodrës në UNESCO, është angazhimi i radhës i Ministrisë së Mjedisit në bashkëpunim me homologen malazeze, për të përgatitur dosjen përkatëse të...

Real Madrid – Bayern, ka nisur gara për sulmuesin 60-milionësh

Real Madrid dhe Bayern kanë nisur garën për një nga lojtarët më premtues të futbollit europian, Nick Woltemade. Sulmuesi gjerman ka shkëlqyer në sezonin e...

Punonjësit e Policisë së Fierit dhurojnë gjak për fëmijët e prekur nga Talasemia

Nën moton “Dhuro gjak, shpëto jetë”, punonjësit e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhuruan gjak për të ndihmuar ata që kanë nevojë. Punonjësit e Policisë i janë...

Vala ekstreme e të nxehtit djeg Ballkanin/ Temperaturat mbi 40°C javën e ardhshme

Ballkani po përgatitet për një valë ekstreme të të nxehtit, që ka shkaktuar alarm në vendet e rajonit, ndërsa autoritetet shëndetësore u kanë bërë...

Lajme të tjera

Web TV