Njihuni me 3 kandidatët e SPAK që do të intervistohen sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre kandidatët që synojnë të marrin kreun e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit Dhe Krimit Të Organizuar (SPAK) do të intervistohen ditën e sotme nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Kush janë Altin Duami, Arben Kraja, Edvin Kondili? Fjala.al ju sjell një profil të detajuar të tre kandidatëve.

Altin Dumani, drejtues i Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda është renditur i pari nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për tu intervistuar në orën 09:30. Ai e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore në vitin 1999, ndërsa në vitin 2000 është emëruar drejtues i Prokurorisë së Tropojës. Në vitin 2004, Dumani u zgjodh prokuror i Krimeve të Rënda, ndërsa në vitin 2007 u transferua te Prokuroria e Tiranës në pozicionin e zv.drejtuesit. Në vitin 2010, Altin Dumani u promovua në Prokurorinë e Apelit të Tiranës dhe prej fillimit të vitit 2019 është komanduar si drejtues i Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda. Dumani është angazhuar gjithashtu në mësimdhënie dhe si ekspert pranë Shkollës së Magjistraturës.

Kandidati i dytë për intervistim nga KLP në orën 10:15 është Arben Kraja. Ai ka një eksperiencë të gjatë në fushën e financës dhe sistemit bankar, që nga viti 1992 e deri në 2005. Gjatë kësaj periudhe ka ushtruar funksione të ndryshme në Bankën e Shqipërisë, si dhe ka përfaqësuar shtetin shqiptar në mjaft organizma ndërkombëtarë të sistemit bankar dhe sigurimit të depozitave. Më pas ai ka drejtuar Fondin Amerikan të Pensioneve në Shqipëri, si dhe kompaninë Tring e specializuar në fushën e telekomunikimeve. Arian Kraja është diplomuar në vitin 1990 për ekonomi në Universitetin e Tiranës dhe ka kryer studimet pasuniversitare në SHBA në vitet 2001-2002 duke ndjekur programin “Public Administration Program ‘Bank & Finance'” pranë Georgetoën University, gjithashtu ka kryer një sërë kualifikimesh në fushën e financës, sistemit bankar në Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, Austri etj.

Lexo edhe :  Prostitutat në Tiranë, shtohen rastet e infektimit nga HIV/AIDS

Edvin Kondili është kandidati i tretë që do të intervistohen në orën 11:00 nga KLP. Aktualisht ai mban pozicionin si Prokuror në Prokurorinë për Krime të Rënda
Prokuror i Prokurorisë së Posaçme. Edvin Kondili e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2004. Ai ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës dhe punon prej vitit 2004 pranë Prokurorisë për Krimeve të Rënda. Paralelisht me punën si prokuror, Kondili është angazhuar si lektor në Shkollën e Magjistraturës dhe si ekspert për organizatat ndërkombëtare./Fjala.al

Të fundit

Bolton: Trump i manipulueshëm, dëshiron çmimin Nobel

Presidenti amerikan Donald Trump do të shkojë në takimin e së premtes me Vladimir Putin, i shtyrë jo nga...

Vinicius, tema e nxehtë e Real Madridit! Nisin bisedimet, por…

Te Real Madrid është temë e nxehtë çështja e rinovimit të sulmuesit Vinicius Junior, i cili aktualisht ka kontratë deri në vitin 2027. Klubi...

BE për News24: Mos të cenohen gazetarët në punën e tyre

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar për situatën e krijuar me godinën e televizionit News24 dhe mediave të tjera që përfshin ky...

Liderët e BE flasin me Trump: Të mos merren vendime pa Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski do t’u bashkohet liderëve evropianë në bisedime që synojnë rritjen e trysnisë ndaj presidentit amerikan Donald Trump për tëmbajtur anën...

Situatë kritike në fshatin Plashnik, kërkohet evakuim i banorëve

Situata me zjarret në fshatin Plashnik të Poliçanit paraqitet në gjendje kritike. Kryetari i Bashkisë Poliçan kërkon evakuimin e banorëve, ndërkohë që pritet ndërhyrje nga...

Lajme të tjera

Web TV