Edhe këtë vit ceremonia e Oscars do të mbetet pa një prezantues. Vitin e kaluar evenimenti ishte pa një të tillë duke shënuar ceremoninë e parë e cila zhvillohej pa prezantues në historinë e Oscars.
Ajo rezultoi një eksperiment i suksesshëm pasi audienca u rrit me 12% nga ajo e vitit 2018, që shënoi audiencën më të ulët në historinë e çmimeve Oscars.
Kevin Hart ishte i përzgjedhuri i Akademisë vitin e kaluar, por aktori hoqi dorë nga prezantimi pasi u pretendua se iu kërkua që të kërkonte falje publikisht në lidhje me deklaratat fyese ndaj komunitetit LGBT+, aty rreth viteve 2009-2010.
Oscars pritet që të transmetohet në ABC më 9 shkurt./Fjala.al