Protestuesit i afrohen para shtëpisë, avokati dhe e shoqja i presin me armë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një avokat i cili i drejtoi armën protestuesve të ‘Black Lives Matter’ tregoi se ai ishte përballur më parë me terrorizmin dhe se kjo i kishte shkatërruar jetën.

Videoja që u bë virale tregoi çiftin Mark dhe Patricia McCloskey duke i drejtuar armën protestuesve që po marshonin pranë shtëpisë së tyre në St. Louis.

Duke folur të martën për CNN-në, Mark McCloskey tha se ai ishte “i frikësuar” dhe se po përpiqej të “mbronte” gruan dhe shtëpinë e tij.

“Unë isha i frikësuar për jetën time, po mbroja gruan time, shtëpinë time. Isha viktimë e një turme që erdhi përmes portës,” tha ai për CNN.

“Nuk më intereson çfarë ngjyre ishin. Nuk më intereson se cili ishte qëllimi i tyre”, shtoi ai.

Incidentet erdhën në mesin e protestave të vazhdueshme pas vdekjes së George Floyd.

Demonstruesit në të gjithë vendin kanë treguar mbështetje për lëvizjen ‘Black Lives Matter’, pasi ata bëjnë thirrje për t’i dhënë fund racizmit sistematik dhe brutalitetit të policisë. Ka.Li/fjala.al/Burimi:The Sun

Të fundit

Kishte gëlltitur 100 kapsula kokainë të pastër, kapet në aeroport

Një burrë është arrestur sot në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në Greqi, pasi kishte gëlltitur një sasi të madhe kokaine. Sipas...

Iu gjetën thika, radio-marrëse, pistoletë me gaz e sëpatë, ndalohet polaku në Qafë-Thanë

Një shtetas polak është proceduar penalisht pasi tentoi të largohej nga Shqipëria me armë të ftohta dhe pajisje të tjera të ndaluara, të cilat...

Bosnjë, jep dorëheqjen kryeministri i Republikës Sërpska

Radovan Vishkoviç, kryeministër i entitetit të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, dha dorëheqje nga posti i tij të hënën, më 18 gusht. Ai është anëtar...

Situata me zjarret, Berisha tregon arsyet përse ishin krim shtetëror

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka cilësuar një krim shtetëror zjarret që shkaktuan dëme të mëdha në disa zona të vendit përgjatë...

Ushtria europiane brenda Ukrainës? Meloni përplaset me Macron para takimit me Trump

Fillimisht ajo fluturoi drejt Romës, për t’u lidhur me video konferencwn e  Koalicionit të të Vullnetshmëve dhe për të përgatitur një linjë të përbashkët...

Lajme të tjera

Web TV