Diplomat e studentëve të Ekonomikut, Dhori Kule: Ngërçi i qartë, do të zgjidhet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studentët e Ekonomikut protestuan sot para Dekanatit për pajisjen me diplomën e ciklit master. Janë rreth 315 studentë që kanë mbetur peng të një mosmarrëveshje mes Rektoratit dhe Dekanatit të Fakultetit të Ekonomikut.

Ata ju drejtuan me një shkresë Dekanatit ku kërkuan një tryezë të përbashkët me dekanin Dhori Kule për të përgatitur listat emërore me të dhënat e regjistrimit për matrikulim.

Studentët kërkojnë nga Dekani të dorëzojë emrat e tyre sipas procedurës, fillimisht te Rektorati dhe pastaj të vazhdojë procedura në QSHA.

Dekani i Ekonomikut, Dhori Kule, konfirmoi gjatë një takimi ku priti studentët, në praninë edhe të medias ku premtoi zgjidhje për problemin e tyre.

“E drejta juaj është cënuar në mënyrë flagrante. Kartonët e diplomave patjetër që do ti merrni, ngërçi është i qartë dhe do të zgjidhet. Do ju jap një këshillë: Asnjëherë mos bëni kompromis me shkeljen e ligjit. Po u bëtë një herë ai ju merr me vete e ju bën rrobë , bëhet praktikë e nuk e ndalni dot.  Kjo është shfaqje e deformuar, por do të marrë zgjidhje”, u shpreh Kule.

Shkak për mos marrjen e diplomave është bërë një konflikt mes dekanit të Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule dhe rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Kule i ka dërguar listat e studentëve tek Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe jo tek rektorati dhe për këtë arsye Koni nuk i ka fimosur.

Aktualisht çështja e diplomave të Fakultetit Ekonomik është në gjykatë, pasi rektorati pretendon se Fakulteti dhe QSHA kanë shkelur ligjin./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Mediat spanjolle: Bregdeti shqiptar: një perlë sekrete në Mesdhe

“Bregdeti shqiptar: një perlë sekrete në Mesdhe, e njohur si ‘Karaibet Evropiane’”. Me këtë titull, revista e njohur spanjolle Hola i ka...

Shpërthim i fortë në Manhattan, retë e zeza të tymit mbulojnë Nju Jorkun

Një shpërthim ka tronditur zonën e sipërme të East Side Manhattan, me re tymi të zi që janë ngritur në qiell mbi qytetin e...

Shqipëria dhe Serbia, më të rrezikuarat nga ndryshimet klimatike

Një raport i Bankës Botërore rendit Shqipërinë dhe Serbinë si dy vendet që preken më shumë nga ndryshimet klimatike. Raporti identifikon 6 rreziqet me...

Rikonfirmimi i ‘non gratës’ së Berishës dhe pse të gjithë në PD bëjnë sikur s’e shohin

Nga Namir Lapardhaja  E gjithë retorika e ngritur e Berishës dhe e mbështetësve të tij në lidhje me ‘non gratën’ ka qenë dhe vijon të...

Lin Festival, mes trashëgimisë dhe muzikës, një festival me klasikët dhe modernët

Ripërjetimi i trashëgimisë kulturore dhe përçimi i saj tek brezat e rinj, ky është fokusi i Lin Festival i cili mbahet për të tretin...

Lajme të tjera

Web TV