Po këtë vit kush do i prezantojë çmimet Oscar?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar edhe këtë vit do të zhvillohet pa prezantues.

Karey Burke, presidente e rrjetit televiziv ABC, që transmeton Oscars, u shpreh se vendimi ishte marrë për shkak se shfaqja e vjetshme kishte funksionuar më së miri në këtë formë.

Kujtojmë se vitin e kaluar, për herë të parë që prej vitit 1989 , spektakli madhështor që nderon më të mirët e kinematografisë u zhvillua pa prezantues.

Çmimet “Oscar” do të prezantoheshin nga Kevin Hart, por ai u dorëhoq pasi iu kërkua që të kërkonte falje publikisht në lidhje me disa deklarata fyese ndaj komunitetit LGBT+, rreth viteve 2009-2010.

Nuk dihet nëse largimi i tij ndikoi apo jo, por vitin e kaluar shifrat e audiencës u përmirësuan pasi ceremonia u ndoq nga 29,6 milionë shikues, 12% më shumë se në vitin 2018, kohë kur u shënua audienca më e ulët në historinë e çmimeve Oscars.

Këtë vit, Oscars do të transmetohen në ABC më 9 shkurt ose më 10 shkurt, ora 12:30 pas mesnatës me orën tonë lokale.

Të fundit

U shpall i zhdukur nga familja, gjendet i groposur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit në Kosovë. Një person i cili...

Vrasje me armë zjarri në Vaun e Dejës!

Një 65-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së hënës, në Vaun e Dejës. "Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, në Vau...

Zhvillimi i temës së diversitetit kulturor në marrëdhëniet ndërkombëtare

ARBEN JAUPAJ - Zhvillimi i temës së diversitetit kulturor në marrëdhëniet ndërkombëtare. Diversiteti kulturor është një nga temat më të debatuara të shoqërisë në...

Befasi në Korçë! Zbulohet një specie unike, një protestues!

LUFTI DERVISHI - Në Korçë është zbuluar një qenie e rrallë: një protestues. Jo me pankarta. Jo me peticione. Por me një… gur në...

Netanjahu: Do e pushtojmë plotësisht Gazën

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, konfirmoi të hënën se është marrë një vendim për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës, duke përfshirë operacionet...

Lajme të tjera

Web TV