Aksident i rëndë/Përplasen dy makina, një i plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec pranë fshatit Sovjan, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete të cilët janë përplasur më njëri-tjetrin.

Nuk ka ende informacion për gjendjen e të plagosurit ndërkohë që policia po punon në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit./Ra.My. Fjala.al/