Devijimi i projektit të ujësjellësit të Rrajcës, ujërat e zeza mbi ujërat e bardha -VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Devijimi i projektit të ujësjellësit shkatërroi dy vepra arti mbi 300 vjeçare ,pronë private e rrajcarëve që kanë mbajtur gjallë në shekuj këta banorë të varfër në këtë zonë të thatë, e të thellë malore.

Këto qenë të vetmet pasuri që i shpëtuan barbarive të pushtuesve të huaj që dogjën tre herë Rrajcën .Por mbas kaq vitesh çlirim dhe 30 vjet që po jetojmë në të ashtuquajturën demokraci ,ku në këtë vend ka qenë forma më e përshtatshme për të kryer aktivitetin e tyre kriminelët , hajdutët dhe mashtruesit , pjesa dërrmuese ,njerëzit e ndershëm kanë heshtur, ata mbahen me një lëmoshe asistence vetëm për të qenë të rreshtuar kur atyre u duhen votat dhe nuk mund të ngrejnë aspak zërin kundër veprimeve që ata u bëjnë duke ju grabitur çdo pronë të tyre ose kush flet I pritet asistenca dhe ngelet pa bukë .

Këto vepra arti I shpëtuan barbarëve të djeshëm por nuk u shpëtuan sot pushtetarëve barbar të këtij vendi. Në qoftë se barbarët e djeshëm të vrisnin në vend, këta të sotmit po na shtrydhin e pinë gjakun çdo ditë.

Etja e madhe që ju ka dhënë për tu pasuruar sa më shpejt në dëm dhe në kurriz të të tjerëve ,ka bërë që për 30 vjet  na kanë grabitur në mënyrë të vazhdueshme gjithë pronat tona kadastrale ,por pamëshira e tyre ka arritur deri atje sa po grabitin në mënyrë masive gjithë pronën kadastrale të banorëve të Rrajcës siç është rasti i Lëndinës së Rryenit ku na grabitën dhe shkatërruan qindra hektarë tokë që e kishim lënë për kullotjen e blegtorisë ,gjithashtu kryen dhe masakrën më te madhe mjedisore ku shkulën nga rrënjët me dhjetëra ,mijëra bimë dëllinjë e zezë .Na izoluan malin dhe shfarosën me mijëra krerë bagëti të imta dhe qindra krerë të trasha .

Lexo edhe :  Nga Gaza në Hënë/ Publikohet lista me 25 vendet e rrezikuara, pjesë edhe Shqipëria

Pa pyetur banorët fare morën për ujësjellës burimin mbi të cilin është nxjerrë  kanali vaditës më i madh i Rrajcës dhe për të grabitur sa më shumë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë devijuan dhe projektin e ujësjellësit  nga rruga kryesore e futën tubacionin në kanalin vaditës duke e shkatërruar plotësisht atë duke kryer një masakër mjedisore të cilës i mungon kronika .

Më e keqja për këta banorë është se gjithë ai investim i madh tubacionet u futën të dyja në një kanal ujerat e bardha poshtë dhe ujerat e zeza lart. Kronika në vijim tregon me detaje problematikën.

Të fundit

Zgjedhjet me stadarde janë detyrim

Nga President, Bajram Begaj Me fillimin e një viti të ri dhe rinisjen e punimeve të Kuvendit, uroj të nisë...

Toyota Yaris/ Kreu i SPAK “kërcënon” Berishën për prishje hetimi

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i SPAK, Altin Dumani janë përplasur në distancë. Nga dera e SPAK, aty ku ishte për hetimin e “Partizanit”,...

14 vite nga 21 Janari, Rama: Fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur!

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot 14 -vjetorin që nga ngjarja e 21 janarit 2011, ku humbën jetën kater protestues të pafajshëm. Në një postim...

Super të pasurit po pasurohen edhe më shumë

Në prag të Forumit Ekonomik Botëror në Davos,Oxfam njoftoi se vitin e kaluar numri i miliarderëve në botë është shtuar me 204 miliarderë të rinj. Oxfam...

OECD: Shqipëria me shpenzimet më të ulëta shëndetësore për frymë në Europë

Në vitin 2022 Shqipëria kishte shpenzimet shëndetësore për frymë (publike +private), prej vetëm 734 euro. Ky ishte niveli më i ulët në Europë sipas...

Lajme të tjera

Web TV